FB

May 9, 2024 | 7:44

Shtëpia, metaforë e vetes dhe udhëtimit tonë përmes jetës

 

Shtëpia jonë flet për ne, për zakonet tona, shijet dhe mënyrën e jetesës. Prandaj psikologët thonë se “shtëpia është metaforë e vetes”.

Kur kërkojmë një shtëpi, ndjekim ndërtimin e saj dhe zgjedhim mobiliet, jemi shumë të vëmendshëm ndaj detajeve teknike, praktike dhe mbi të gjitha, estetike. Shpesh jemi të ndikuar nga modelet në zgjedhjen e mobilieve dhe ngjyrave, dhe sakrifikojmë nevojat tona për shkak të mungesës së hapësirës apo ideve të mira. Pa marrë parasysh se midis shtëpisë dhe mënyrës sonë të të qenit ka një lidhje shumë intime.

1

Shtëpia është “foleja” jonë, vendi i ndjenjave, limani i sigurt në fund të ditës dhe objektivi ynë në fundjavë. Të kujdesesh për shtëpinë është sikur të kujdesesh për veten.

Varet se si jetojmë në shtëpi

Gjithkush jeton në shtëpi në një mënyrë të veçantë dhe subjektive: ka nga ata që i japin shumë rëndësi kuzhinës dhe dhomës së ndenjes, dhe atyre që gjejnë strehim më me dëshirë në dhomën e studimit ose në dhomën e gjumit. E gjitha varet nga mënyra jonë e jetesës dhe nga shqyrtimi i shtëpisë dhe zakoneve të fëmijërisë.

Secili prej nesh ka një hapësirë të preferuar, “dhomën e zemrës”. Kuzhina është elementi më përfaqësues i të gjithë shtëpisë, që përcjell ngrohtësinë, origjinalitetin dhe ngrohtësinë. Ka nga ata që duan të sjellin mysafirët në kuzhinë dhe kur mendojnë për shtëpinë, menjëherë përfytyrojnë kuzhinën e tyre, dimensionin ku shprehin veten duke gatuar ose ku mund të kënaqen me ngrohtësinë e një kafeje të mirë ose një darke të qetë në fund të ditës.

Salloni është hapësira e marrëdhënieve, aty ku mund të relaksoheni me të dashurin tuaj, me miqtë dhe familjen, është kaq qetësuese sa t’ju zërë gjumi në divan. Banjo dhe dhoma e gjumit janë vendet e mirëqenies psikofizike, simbol i intimitetit.

Shtëpia është si një pasqyrë

Në shtëpi reflektohet identiteti ynë. Si kemi qenë, kush jemi dhe kush do të jemi. Kur blejmë një shtëpi, realizojmë një ëndërr, kur e arredojmë atë, hyjmë në kontakt me intimitetin tonë, dhe kur e riorganizojmë, është si të kujdesesh për veten.

Mobiliet, perdet, qilimat, pikturat dhe zbukurimet pasqyrojnë pak nga psikika jonë: dëshirat dhe nevojat tona funksionale. Prandaj shtëpia përfaqëson jetën e brendshme, dhe mënyra që ne e arredojmë dhe menaxhojmë, tregon aspektet e personalitetit tonë.

Këshillimi me profesionistët për të optimizuar hapësirat dhe për të mbledhur ide të dobishme për mobilimin e shtëpisë është një gjë e mirë, por një arkitekt i mirë ose interior dizajner do të dijë të kuptojë personalitetin tonë dhe atë që ne do të vendosim ta tregojmë, për ta bërë shtëpinë tonë një pasqyrë të vërtetë të mënyrën e të qenit dhe të jetuarit. Jo një shtëpi e përsosur dhe aseptike, një revistë e rreme, por një shtëpi që na përfaqëson, na plotëson dhe na bën të ndihemi mirë, në balancë me veten tonë. Një shtëpi “duke u bërë”, një metaforë për veten dhe udhëtimin tonë përmes jetës.

 

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi carlicostruzioni.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top