Mirëqenie

April 16, 2020 | 8:08

Shtesat e vitaminave që mund të blihen online për të forcuar imunitetin kundër viruseve dhe gripit

Shtesat janë të mira për forcimin e imunitetit: “Kujdesuni për furnizimin e duhur me vitaminë D dhe kalcium. Rrezet e diellit nga ballkoni, shtesat, dieta dhe gjimnastika janë thelbësore” sugjerojnë ekspertët

Trajtimi Detox është i përbërë nga 6 lëngje që duhen marrë brenda një dite të vetme duke shmangur konsumin e ushqimit të ngurtë. Përqendrimi i vitaminave, antioksidantëve, klorofilit dhe mineraleve mbron nga stresi oksidues, eliminon toksinat, pastron trupin dhe lëkurën duke i lejuar trupit një moment të vërtetë “rivendosjeje” dhe pastrimi nga zakonet e gabuara të ngrënies.

8.00 e mëngjesit – Pije detox, zgjedhja më e mirë është ajo që përmban perime jeshile, fruta dhe alga. Pija që përmban kopër, mollë jeshile, selino, nenexhik, spinaq dhe spirulinë është mënyra më e mirë për të filluar ditën.

10.30 e mëngjesit – Pije digjestive me bazë ananas, karota, xhenxhefil, papaja është e pasur me vitamina dhe enzima antioksiduese që mbështesin sistemin imunitar dhe ndihmojnë sistemin tretës.

13.00 – Pije anti-age të pasur me antioksidantë, vitamina, veti anti-inflamatore dhe kulluese falë panxharit, mollës, limonit dhe kastravecit.

15.30 – Pije tonike një sprint i metabolizmit, ai përmban ujë mineral të alkalizuar, limon, lëng agave dhe piper.

6.00 pasdite – Pije diuretike: falë veprimit diuretik favorizon eliminimin e ujit dhe mbeturinave të trupit. Kjo pije përmban pjepër, dardhë, kale, fara chia, majdanoz.

20.00 – Pije proteinike: falë ujit mineral të alkalizuar, bajameve, lëngut të agaveve, kripës rozë Himalayan, proteinave të kërpit që përmban proteina, omega 3, kalcium, magnez, bakër dhe zink për një ngarkesë të mirëqenies dhe gjallërisë.

Gjatë trajtimit rekomandohet që përveç lëngjeve të pini shumë ujë, të shmangni kafeinën dhe nikotinën, të mos e tejkaloni me aktivitetin fizik dhe të mbani stresin sa më larg që të jetë e mundur.

 

Burimi / https://style.corriere.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top