Nëse lini për pak kohë ushqim në dhomë, kafshët së shpejti do të vijnë. Nëse keni lënë pak mjaltë ose reçel, mizat ose grerëzat do të vijnë, nëse lini pak djathë, minjtë do të vijnë. Si ndihen ata nga larg se ka diçka vetëm për ta? Sidoqoftë, mjafton të pastroni dhomën, që kafshët të zhduken. Këto detaje të jetës së përditshme, të cilat të gjithë i njihni, ju lejojnë të kuptoni më mirë disa fenomene nga jeta psikike.
Nëse dikush ndalet në mendime të caktuara, në dëshira ose ndjenja të caktuara, të cilat nuk janë as ndriçuese dhe as të pastra, do të shohë menjëherë që vijnë njësitë që duan papastërtitë, të cilët do të vendosen tek ai për t’u ushqyer me to. Por nëse pastrohet dhe bëhet i arsyeshëm, ato entitete do ta braktisin atë për t’i lënë vend shpirtrave ndriçues.
Shumë pak njerëz dinë të lexojnë librin e natyrës që është gjithmonë para syve të tyre. Ju do të thoni që ato janë vetëm detaje të vogla, është e vërtetë, por aplikimet e tyre në jetën psikike janë të mëdha.
Omraam Mikhaël Aïvanhov, filozof bullgar
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi La luce ne buio
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.