Me rritjen e temperaturave është shumë e rëndësishme që të mbroni veten nga nxehtësia dhe dielli. Veçanërisht fëmijët me lëkurë të brishtë mund të dehidrojnë shpejt. Është e këshillueshme që gjithmonë të mbani një shishe me ujë, një krem dielli dhe nëse është e mundur, të qëndroni në hije, kur dielli është veçanërisht i nxehtë.
Disa prindër mendojnë për mbrojtjen e fëmijës së tyre duke mbuluar karrocë me një batanije ose çarçaf, për të parandaluar ekspozimin ndaj rrezeve të diellit. Por duke bërë këtë, ata bëjnë pikërisht të kundërtën dhe e ekspozojnë fëmijën ndaj një rreziku më të madh.
Ndonëse duket e logjikshme për të mbuluar fëmijën, është gjëja më e keqe që bëhet, thotë pediatri suedez Svante Norgen i Spitalit Astrid Lindgren Stockhlom.
Vendosja e një batanije, një mbulese të lehtë ose madje edhe një peshqiri të lagur në një karrocë krijon një efekt “furre” që mund të bëhet jashtëzakonisht i rrezikshëm. Kjo rrit temperaturën brenda karrocës dhe prindërit, të cilët në fakt nuk e shohin foshnjën, nuk mund të vërejnë shqetësimin e të vegjëlve ose se si reagojnë ndaj nxehtësisë.
Pëlhura mund ta mbytë edhe fëmijën, duke parandaluar qarkullimin e lirë të ajrit. Kombinimi i nxehtësisë dhe mungesa e ajrit mund të jetë fatale për fëmijën. Është më e rrezikshme të mbulosh karrocën e fëmijëve sesa ta lësh fëmijën në një makinë në diell, shpjegon eksperti.
Svendka Dagbladet demonstroi atë që ajo thotë, duke vendosur dy karroca në diell të plotë (por natyrisht pa fëmijë brenda). Njëra ishte e mbuluar dhe tjetra nuk ishte. Kur mati temperaturën në të dy karrocat. Në atë të mbuluar, temperatura u rrit nga 22 °C në 34 °C në 30 minuta, ndërsa ajo e pa mbuluar, mbeti në 22 °C.
Pra, nëse jeni prind, mos e mbuloni karrocën e fëmijës suaj! Dhe nëse takoni prindër të tjerë që nuk i njohin këto rreziqe, informojini ata në mënyrë që të mos komprometojnë padrejtësisht jetën e fëmijës së tyre.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / incampagna.piccolestorie.net
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.