E dini çfarë më bën të lumtur? Më gëzon kur vjen ashtu siç je. Jo e/i hekurosur, jo me atë buzëqeshjen “kam bërë ca punë për veten”…, lustra.
Më bën të qesh kur hyn si një sekret i ndyrë që nuk kishte kohë të vishej. Kur hap gojën dhe vërshojnë vitet e heshtjes. Ka erë ankesë, djersë, pak braktisjeje dhe disa “pse” të ngrëna përgjysmë që i ke lënë të harruara në cep të frigoriferit të shpirtit.
Më gëzon kur vjen në psikoterapi dhe nuhat pak…, të vërtetë. Pak myk nga e kaluara jote, pak bajate “Kurrë nuk isha mjaftueshëm”.
Më pëlqen kur më thua: “Më vjen turp ta ndjej këtë”, sepse aty e di që po fillon të njohësh veten.
Më pëlqen kur qan dhe qesh brenda 30 sekondave. Kur thua “Jam një rrëmujë” dhe buzëqesh në të njëjtën kohë, sepse diçka brenda teje e di…, kjo rrëmujë është gjëja më e sinqertë që ke qenë ndonjëherë.
Dhe aty brenda…, mes gjithë rrëmujës…, bie në sy një pjesë e jotja që askush nuk e ka prekur. Nuk e ndryshuan, shoqëria nuk e lagu, ti nuk e pështyve nga turpi. Kjo është ajo që ne po kërkojmë.
Jo, për ta pastruar. Jo për ta bërë të bukur. Por ta mbash në duar dhe të thuash… “Dreq…, kjo/ky jam unë. Dhe le të mos shitet në raftet e normalitetit”.
Dhe pastaj unë buzëqesh.
Jo sepse “u bëre më mirë”, por sepse për herë të parë…, ju ndaluat/pushuat së munduari të jeni dikush tjetër.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.