FB

July 14, 2021 | 8:23

Shumica e përjetojnë, por u vjen turp të flasin për këtë problem… si shkaktohet dhe trajtohet kapsllëku

Shumica prej nesh nuk ndihemi komod të flasim për lëvizjet e zorrëve. Në fakt, një anketim i fundit ka zbuluar se shëndeti i zorrëve është i dyti në listën e sëmundjeve për të cilat na vjen turp të flasim, ndërsa sëmundjet seksualisht të transmetueshme zënë vendin e parë.

Hulumtimet tregojnë se shumica e të rriturve dhe 1 në 3 fëmijë e përjetojnë problemin e kapsllëkut gjatë një faze të caktuar. Ky është një problem i madh dhe mungesa e gatishmërisë kolektive për të folur për shëndetin e zorrëve dhe kapsllëkun është zbuluar nga një studim se buron nga mungesa e njohurive. Dhe, meqë jemi këtu, le të flasim pak për këtë problem shëndetësor.

Çfarë e shkakton kapsllëkun?

Kapsllëku mund të shkaktohet nga problemet ushqimore, psikologjike, fizike, emocionale dhe hormonale. Mos ngrënia e sasive të rekomandueshme të fibrave, përdorimi i medikamenteve të caktuara si antidepresuesit, narkotikët, ilaçet kundër hipertensionit, etj., stresi, hormonet, mungesa e ushtrimeve fizike, mungesa e konsumimit të ujit dhe shumë dukuri tjera shërbejnë si shkaktarë të kapsllëkut.

Cila është mënyra më e mirë për ta trajtuar kapsllëkun?

Nëse kapsllëku është kronik, gjëja e parë që duhet ta bëni është të shkoni te mjeku dhe të vërtetoni se nuk ka ndonjë komplikim shëndetësor që po e shkakton atë. Për shumicën nuk ka komplikime shëndetësore që mund të shkaktojnë kapsllëkun dhe kësisoj është e sigurt të provoni t’i ndryshoni disa gjëra në stilin e jetesës.

P.sh., përpiquni që kryerjen e nevojës ta bëni pjesë të rutinës së mëngjesit, nëse e dini se ushqime të caktuara jua shkaktojnë atë problem, atëherë shmangini ato, rritni sasinë e lëngjeve që konsumoni, provoni teknika të relaksimit, bëni ushtrime fizike dhe merrni magnez.

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top