Shurupi agave (që zakonisht njihet si lëng agave) është marrë nga ‘”Agave Tequiliana Weber” , një bimë tipike Meksikane, pikërisht nga pjesa qendrore e saj, e cila filtrohet, më pas nxehet në mënyrë që të përftohet një lëng i trashë dhe homogjen, i ngjashëm me atë të mjaltit.
Ai është njohur dhe vlerësuar që nga koha e Aztecs, shurupi agave, ku përveç ëmbëlsisë, është i pasur dhe me shumë vlera të tjera.
Vlerat e shurupit agave
Lidhur me shurupin agave, të pastër dhe të nxjerrë në temperatura të ulëta, mund të theksojmë karakteristikat e mëposhtme:
Mineralizimi: ky ëmbëlsues përmban shumë minerale të dobishme si magnez, kalium dhe kalcium, substanca të dobishme për trupin.
Indeksi i ulët i sheqerit: shurupi agave ka një indeks glicemik më të ulët se sheqeri, në disa raste është i dobishëm për ata që duhet të ruajnë nivelin sheqerit në gjak.
Ndihmon zorrët: fibrat që përmban ky produkt natyral ndihmojnë në funksionimin e mirë të zorrëve. Gjithashtu ndihmon në mbajtjen e florës bakteriale të shëndetshme.
Forcon kockat: falë prezencës së kalciumit, ky ëmbëlsues konsumohet rregullisht dhe pa ekzagjerim, në kontekstin e një diete të plotë dhe të shëndetshme, për të forcuar eshtrat.
Mbështet sistemin imunitar: në sajë të shumë vitaminave dhe mineraleve që përmban ndihmon sistemin imunitar të trupit për të punuar në mënyrën më të mirë.
Për fat të keq, shurupi agave që gjendet në supermarketet e zakonshme është shpesh një produkt shumë i rafinuar që përmban doza të larta të fruktozës nuk mund të ketë karakteristikat e lartpërmendura. Gjithmonë kontrolloni etiketën për të vlerësuar produktin dhe karakteristikat e tij ushqyese.
Përdorimi i shurupit agave
Shurupi Agave është një sheqer diabetik perfekt si një zëvendësues i sheqerit jo vetëm në ëmbëlsira dhe biskota, por edhe në kafe dhe pije të tjera. Kjo për shkak se ai ka një shije mjaft neutrale dhe ndihmon për të shmangur shijen që lënë më pas ëmbëlsuesit e tjerë.
Falë fuqisë së lartë të ëmbëlsimit (më e madhe se ajo e sheqerit) duhet të përdoret me masë. Pra, mbani mend nëse e përdorni atë në receta se në 100 gram sheqer janë rreth 75 gram shurup agave.
Një tipar shumë i rëndësishëm për t’u marrë parasysh është se nuk është nevoja të nxehet pasi është lehtësisht i tretshëm. Potenciali i tij i ëmbëlsisë është shprehur mirë edhe në pije dhe ushqime të ftohta.
Shurupi agave është me të vërtetë i shëndetshëm?
Jo të gjithë besojnë se shurupi agave është një zgjidhje e mirë ëmbëlsuese, të paktën jo ai që vjen në supermarketet tona. Për t’u diskutuar është metoda industriale me të cilën aktualisht prodhohet shurupi agave. Proceset me të cilat arrihet lëngu ndryshojnë në mënyrë drastike sheqernat natyrisht të pranishme në bimë, duke i transformuar dhe përqendruar ato. E cila nuk mund të konsiderohet e natyrshme ose e dobishme për shëndetin.
Si përfundim, gjejmë veten duke përdorur një produkt me një sasi të tepruar të fruktozës së koncentruar. Për më tepër, meqë në fabrikë përdoren temperaturat e larta, humbasin shumica e kripërave minerale dhe vitaminave të pranishme.
Kundërindikacioni
Shurupi agave ka disa kundërindikacione të lidhura para së gjithash me praninë e fruktozës e cila, siç është përmendur tashmë, është shumë e lartë në variantet industriale. Nëse nuk keni në dispozicion një shurup të cilësisë, organike dhe nxjerrë në temperatura të ulëta, duhet të konsumohet me shumë moderim.
Edhe për shurupin agave, vlejnë të njëjtat këshilla si edhe për ëmbëlsuesit tjerë: Mos abuzoni! Fruktoza ndër të tjera nuk zvogëlon ngopjen dhe nuk ndikon në rënien nga pesha.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.