Lifestyle

November 18, 2016 | 8:52

Si binjakët e Ricky Martin reaguan kur morën vesh se ishte i famshëm: “Babi, ti je Ricky Martin”

1Gjatë karrierës së tij, Ricky Martin ka luajtur para miliona e miliona njerëzve, kështu që turma ka parë çdo lëvizje të tij. Megjithatë kritikët më të mëdhenj të tij janë bijtë binjakë.

“Ju nuk e dini nivelin e kritikave që marr nga fëmijët e mi”, ka thënë këngëtari për binjakët Matteo dhe Valentino.

“Ata thonë: Babi, kjo lëvizja nuk na pëlqen. Babi, këtë këngë duhet ta ndryshosh…” dhe unë u them atyre: ‘Bij, do i kem parasysh.’ “

Për një kohë, fëmijët e tij nuk e dinin saktësisht se kush ishte i ati i tyre në aspektin artistik. Ata vetëm e dinin se ai këndonte, por jo pse apo kujt.

“Ata ishin gjithmonë me mua në udhëtime, por unë gjithmonë i mbaja në prapaskenë”, thotë Ricky.

Kur ata e kuptuan se kush ishte ai, reagimi i djemve ishte thjesht i çmueshëm.

Një ditë, kur mendova se ishin mjaftueshëm të rritur, i vura të shohin gjithë spektaklin. Ata erdhën tek unë dhe thanë: “Babi, je Ricky Martin”. “Unë ju thashë: ‘Unë nuk jam Ricky Martin, unë jam babai juaj’. Ata thanë: ‘Jo, jo, jo, ju jeni Ricky Martin,” dhe kështu gjithçka ndryshoi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top