Posta

November 18, 2016 | 9:17

Më pëlqen kur femrat e tjera e shikojnë burrin tim!

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Jam e martuar prej 5 vitesh. Bashkëshorti im është mashkull tërheqës dhe shumë i sjellshëm. Kemi një fëmijë dhe marrëdhënia jonë shkon për mrekulli. Por, kam vënë re se teksa një femër tjetër fiksohet apo fillon të vështrojë partnerin tim, ndjej çuditërisht një kënaqësi të vërtetë… Dëshiroj të di, a është normale kjo që ndjej?

Përgjigjie: Seksualiteti ynë është një spektër shumëngjyrësh dëshirash, emocionesh bazë, të cilat janë pjesë integrale e qenies sonë. Ashtu sikurse jeta është komplekse, ashtu edhe seksualiteti ynë shfaqet i tillë. Format shprehëse të cilat merr seksualitet tek ne, janë ftesa nga vetja jonë më instiktive, por që mbështetet gjithashtu edhe në jetën tonë eksperienciale. Ne shpesh e trajtojmë seksualitetin tonë ashtu sikurse dhe shoqëria na e tregon se si “duhet” ta trajtojmë dhe shikojmë. Nga kjo lindin mendime ndaluese, moraliste që superego-ja jonë kërkon të na bëjë me faj. Mbas kësaj ne pyesim veten, a është normale që po përjetojmë këtë apo atë ndjenjë? Në këtë rast, të shikosh një femër që pëlqen partnerin tënd dhe të kënaqesh, a është kjo normale? Si dhe shumë femra të tjera, mund të eksitoheni mjaftueshëm nga ideja e një femre tjetër – sidomos kur ajo është e pashme. Ne jemi qenie sociale, por edhe konkurrente dhe shpesh situata si këto na sfidojnë dhe rrisin adrenalinën. Gjithashtu prodhohen disa ndjenja xhelozie që i japin erëzat e duhura seksualitetit tuaj dhe të shumë personave të tjerë kur ndjejmë dhe kemi sigurinë se partnerin e kemi shumë pranë vetes në të gjitha kuptimet. Kur një femër tjetër shikon me ëndje partnerin tuaj, fundja konfirmon akoma më tepër zgjedhjen tuaj. Mendoj se ju jeni shumë më e ndershme me ndjenjat tuaja se shumë të tjerë, që e kanë të vështirë ta verbalizojnë një ndjesi si kjo. Vetë jeta, që mbështetet fort në libidon tonë seksuale, është në një garë për të arritur vetveten. Kjo garë bëhet akoma më tërheqëse kur ka konkurrentë, të cilët na afirmojnë akoma më shumë rëndësinë e evenimentit  në fjalë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top