FB

October 5, 2022 | 9:55

Si dhe pse duhet të mësojmë për apatinë…

Paaftësia, ndjenja e përhershme e lodhjes dhe zhgënjimit, rraskapitja fizike dhe mendore, si dhe humbja e oreksit dhe e interesit për pothuajse çdo gjë: ka shumë fytyra apatie dhe të mësosh t’i njohësh ato është shumë e rëndësishme.

Çfarë është apatia dhe si ta njohim atë

Apati nënkupton një status psikologjik i karakterizuar nga një rënie drastike (nëse jo nga mungesa totale) e motivimit, nga mosinteresimi për jetën në përgjithësi dhe nga një indiferencë e përgjithësuar ndaj jetës së përditshme dhe botës përreth nesh, si dhe ndaj njerëzve. E gjithë kjo vërtetohet dhe përkeqësohet nga një sërë mendimesh ndërhyrëse dhe negative, të cilat e shtyjnë mendjen në një rreth vicioz pesimizmi dhe bëjnë që gjithçka të duket e zezë, sikur nuk kishte rrugëdalje.

Çfarë duhet të bëni në rast të tendencave apatetike

Njohja e këtij çrregullimi është thelbësore për të mësuar ta njohim atë tek ne dhe tek ata përreth nesh; dhe ndërsa është mirë të konsultoheni me një mjek ose një terapist, është gjithashtu e vërtetë se ka shumë gjëra të vogla që mund të bëjmë nëse vetë ose dikush që duam vuan nga apatia. Gjëja e parë që duhet bërë është para së gjithash të pranojmë se kemi një problem dhe të kërkojmë brenda vetes forcën për ta korrigjuar atë, sa më shumë që të jetë e mundur. Vendosja e qëllimeve të arritshme dhe realiste ju ndihmon të dilni nga një rreth vicioz i motivimit të ulët dhe shqetësimit.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.thewom.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top