FB

March 15, 2023 | 9:10

Si duket lodhja psikologjike? Gjithçka që duhet të dini për të

Lodhja psikologjike na dobëson si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Është diçka që lind si rezultat i të pasurit shumë për të bërë ose menduar. Shumë vendime, shumë mendime ndërhyrëse, shumë detyrime, ndërprerje, ankthe…

Lodhja psikologjike: Shenjat e saj

Lodhje fizike dhe humbje energjie. Lodhja ndonjëherë bëhet aq e keqe sa që ngrihemi në mëngjes të sigurt se nuk do të mund ta kalojmë ditën.

Pagjumësia. Në fillim është e zakonshme të zgjoheni papritur gjatë natës, por më vonë kjo mund të kthehet në vështirësi serioze për të fjetur.

Humbje kujtese.  Sipas një artikulli rraskapitja psikologjike shpesh prodhon një dëmtim kognitiv të quajtur “efekti i dezinformimit”. Këtu ngatërrojmë informacionin dhe i kujtojmë gabimisht, duke përzier imazhe, njerëz dhe situata.

Për sa i përket simptomave fizike: palpitacionet, problemet me tretjen , dhimbjet e kokës, humbja e urisë ose rritja e tepërt e oreksit janë të gjitha të zakonshme.

Në një nivel emocional, ne mund të bëhemi më të ndjeshëm , dhe në të njëjtën kohë apatikë, nervozë dhe pesimistë.

Gjithashtu, një tipar tjetër i përbashkët është  anhedonia , pra pamundësia për të ndier kënaqësi, për të shijuar gjërat aq sa më parë. Ne nuk i presim më gjërat me padurim dhe jeta bëhet gri, me botën që duket e largët.

Si të përballeni me rraskapitjen psikologjike

3 “lejet” që duhet t’i jepni vetes për të pastruar retë e lodhjes mendore:

Jepini vetes leje për të rizbuluar veten. Mund të duket ironike, por rraskapitja psikologjike ka tendencë të na burgosë shtresë pas shtrese shqetësimesh, presioni, detyrash dhe ankthi. Deri në atë pikë sa e harrojmë veten. Jepini vetes leje të gjeni përsëri veten  dhe për ta bërë këtë, nuk ka asgjë më të mirë se të shijoni një orë në ditë plotësisht të shkëputur nga të gjitha llojet e stimulimeve. Larg njerëzve, tingujve, dritave artificiale, teknologjisë etj. Gjeni një mjedis të qetë për të thjesht “të jeni”.

Jepini vetes leje për të dhënë përparësi. Kjo është absolutisht thelbësore. Mos harroni cilat janë prioritetet tuaja, ku është identiteti juaj, çfarë doni, çfarë ju bën të lumtur. Pjesa tjetër do të jetë dytësore dhe nuk duhet të meritojë një investim të tillë emocional dhe personal nga ana juaj.

Jepini vetes leje të jeni më pak kërkues. Ka 24 orë në ditë dhe jeta, duam apo s’duam, ka kufijtë e saj. Mësoni të jeni realistë me kohën tuaj. Mos i bëni shumë presion vetes ose mos i vendosni vetes standarde tepër të larta. Nuk ju duhen gjithçka për të qenë gjithmonë perfekt. Ndonjëherë, mjafton që gjithçka të jetë njësoj si dje. Ndonjëherë mjafton një ekuilibër modest dhe i qetë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top