Ideali i pranuar i bukurisë mashkullore po ndryshon vazhdimisht. Çfarë e bën një mashkull të bukur – apo të lezetshëm?
Në dekadat e fundit, ikonat më të famshme të bukurisë mashkullore perëndimore kanë qenë një grup mjaft i ngushtë – yjet me sy blu të ekranit si Brad Pitt apo Leonardo DiCaprio vijnë në mendje. Por, ideja se si duket mashkulli “perfekt” po evoluon pasi bota e filmit dhe e modës përqafojnë një diversitet më të madh dhe rëndësia e përfaqësimit kuptohet nga markat globale. Në të gjithë botën, standardi i idealizuar i formës së skalitur të mashkullit rrallëherë ka pasqyruar trupin e një mashkulli mesatar.
“Estetika dhe sjelljet stereotipe mashkullore po ndryshojnë”, thotë Edmonds. Kjo po ndodh shumë në Azinë Lindore, veçanërisht në kulturën pop koreano-jugor”. Në Korenë e Jugut, ideali është bërë më femëror, me rritjen e grupeve K-Pop si BTS, të njohur për flokët dhe grimin e tyre të gjallë. Kjo lloj bukurie do të konsiderohej joortodokse nga standardet tradicionale perëndimore – por tani është gjerësisht e kërkuar dhe me shumë ndikim në mediat kryesore.
Modeli super duper
Dhe supermodelet meshkuj, duket se gradualisht po arrijnë suksesin dhe fuqinë fituese të homologeve të tyre femra në vitet e fundit. Modeli amerikan Tyson Beckford u rekrutua nga Ralph Lauren për të qenë fytyra e markës, dhe që atëherë është bërë supermodelja më e famshme mashkull me ngjyrë të të gjitha kohërave. Ndërkohë, modeli Sean O’Pry ka krijuar një karrierë që zgjat më shumë se 15 vjet, duke e bërë atë ndër supermodelet meshkuj më të pasur në botë. Me origjinë nga një qytet i vogël në Xhorxhia, SHBA, ai mbërriti në Nju Jork në moshën 17-vjeçare me vetëm 150 dollarë në xhep – dhe vazhdoi të siguronte kontrata ekskluzive nga markat e mëdha.
Përgatiti K.I / Burimi www.bbc.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.