Marrëdhënie

October 14, 2020 | 8:07

Si e kalojmë jetën duke dëgjuar njerëz që pretendojnë të jenë të mirë, por që në fakt vijnë nga një e shkuar e dhunshme

 

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

“Prindërit e mi më rrahën kur isha fëmijë dhe nuk jam lënduar,” tha burri, të cilin ish-partnerja e tij e akuzoi për dhunë fizike;

“Kur isha fëmijë më lanë të qaja vetëm derisa më zuri gjumi dhe ishte aq e shëmtuar sa nuk mund të dilja më nga dhoma ime”, tha burri, i cili kalon shumë orë në rrjetet sociale, duke ndikuar në gjumin e tij;

“Unë u ndëshkova fëmijë dhe jam mirë,” tha burri, i cili, sa herë që bën një gabim, thotë fjalë përçmimi ndaj vetes, si një formë vetëndëshkimi;

“Si fëmijë, u rraha dhe vuajta nga një traumë e quajtur ‘edukim’”, tha gruaja, e cila ende nuk e kupton pse të gjithë partnerët që ajo zgjedh përfundojnë të jenë agresivë;

“Isha “kapriçioz” fëmijë, babai më mbyllte në një dhomë vetëm, ‘për të mësuar’ dhe sot e vlerësoj babain për atë që bëri”, tha gruaja e shqetësuar, e në ankth, e cila nuk mund të shpjegojë pse ka kaq frikë të mos qëndrojë në hapësira të vogla;

“Prindërit e mi më thoshin se do të më linin vetëm ose se do të më jepnin tek një i huaj kur kisha shpërthime, dhe që nga fëmijëria nuk kam pasur asnjë lëndim”, tha gruaja, e cila lutet për të gjetur dashuri dhe që i ka falur pabesitë e përsëritura partnerit të saj në mënyrë që të mos ndihet e braktisur;

“Prindërit e mi më kontrolluan vetëm me sy, me shikimin e tyre dhe shikoni, ia dola shumë mirë!”, tha  gruaja që nuk mund të mbajë kontakte sy më sy me askënd në ‘fuqi apo në pushtet’, pa ndjerë frikë;

“Fëmijë, më rrahën, madje edhe me tel hekuri dhe sot unë jam një njeri i mirë dhe një profesionist i mirë”, tha burri që u raportua në polici nga fqinjët e tij se ishte duke shkelmuar, hedhur dhe goditur gjërat, ndërsa ishte i dehur dhe i bërtiste gruas së tij;

“Prindërit e mi më detyruan të studioja dhe të ndiqja një karrierë që do të më sillte para dhe ja ku jam, jam shumë mirë!”, tha burri që ëndërron çdo të premte, sepse është i dëshpëruar me punën e tij duke bërë diçka çdo ditë që nuk është ajo që ai gjithmonë ka ëndërruar;

“Kur isha i vogël, më detyronin të ulesha në tryezë derisa të mbaroja të gjithë ushqimin dhe madje ata më vendosnin me forcë, jo si këta prindër sot”, konfirmoi gruaja, që nuk e kupton pse nuk mund të ketë një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin, në një kohë që adoleshenca e saj u shoqërua së bashku me çrregullimin e të ngrënit;

“Nëna ime më mësoi të respektoja! Me ndihmën e pantoflës së saj, por qëllimi dhe rezultati ishin të duhurat”, tha gruaja që pinte 5 paketa cigare në ditë për të kontrolluar ankthin e saj;

“Falënderoj mamanë dhe babanë për çdo goditje dhe çdo ndëshkim, sepse nëse nuk do ta bënin, kush e di se ku do të kisha përfunduar”, tha burri që nuk mund të kishte kurrë një marrëdhënie të shëndetshme në jetën e tij dhe djali i të cilit, duke u fshehur prej tij vazhdimisht, gënjen sepse ai ka frikë prej tij;

Dhe kjo është mënyra se si ne të gjithë e kalojmë jetën duke dëgjuar njerëz që pretendojnë të jenë njerëz të mirë pa lëndime, por çuditërisht në një shoqëri plot dhunë dhe njerëz të plagosur!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top