Flisni sa më shumë
Bëjeni pjesë të përditshmërisë suaj bisedën me fëmijën. Flisni sa më shumë me të. Sa më shumë të dëgjojë, aq më mirë do të flasë fëmija juaj.
Flisni për aktivitetet që kryeni
Bisedoni me fëmijën për çdo aktivitet që kryeni, kur e vishni, kur e lani, kur e ushqeni. Në këtë mënyrë, fëmija do të bëjë lidhjen mes fjalëve dhe veprimeve që po kryhen.
Thjeshtoni mënyrën e të folurit
Përdorni fjali të shkurtra dhe theksoni fjalët kyçe. Kjo do ta bëjë fëmijën të përqendrohet tek gjërat e rëndësishme.
Përdorni më shumë fjalë se fëmija
Nëse fëmija përmend një objekt, ju gjithmonë flisni më shumë për të. Për shembull, nëse fëmija thotë “peshku” ju mund t’i thoni “po, peshku i madh” ose “peshku me këtë ngjyrë”.
Jepini alternativa
Ju mund të pasuroni fjalorin fëmijës nëse e lini të zgjedhë. Për shembull: “Dëshiron një mollë apo një portokall”.
Burimi / www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.