FB

December 4, 2023 | 6:19

‘Si fëmijët na shohin ne, prindërit’

“Ndonjëherë nxehem keq kur shoh që kuzhina është rrëmujë dhe nuk jam në gjendje të gjej asnjë filxhan të pastër. Ka ditë kur duke u përpjekur të bëj kek dhe biskota, e dreqos punën dhe një Zot e di se çfarë bëj!

Ka ditë kur nuk arrij t’i mbaj lotët, jam gati të humbas toruan. Harroj pa blerë biftekët dhe ndihem si një nënë e paorganizuar, që nuk është e aftë t’i bëj gjërat siç duhen.

Por pikërisht në ato momente, është dikush që të thotë: “Mami, e mban mend kur bëmë bashkë kek me biskota dhe më le që t’i pudrosja unë?” ose, “Mami, e mban mend kur harrove biftekët dhe bëre vezë për darkë, a do t’i bëjmë sërish?”.

Aty kuptoj që fëmijët shohin tjetër gjë tek ne, që nuk ka lidhje me mënyrën si ne e shohim veten.

Fëmijët nuk na shohin si njerëz që nuk jemi të aftë të kontrollojmë emocionet, ata na shohin si qenie njerëzore me ndjenja, mjaftueshëm sa për t’i frymëzuar.

Na shohin si dikush që di gjithçka, si dikush që do t’i mbrojë gjithnjë.

Për fëmijët, nuk është e nevojshme që ne të lahemi, të krihemi, të pastrohemi. Ata nuk vërejnë nëse kemi veshur të njëjtën bluzë për dy ditë me radhë, nëse jemi kombinuar bukur, nëse i kemi flokët e stiluar këndshëm.

Për ta, jemi thjesht heronj. Na duan pa kushte. Nuk kanë nevojë për biskota në formë të përkryer apo të jesh një nënë e organizuar. Duan thjesht një njeri që të jetë i pranishëm. Kaq.

I mbani mend prindërit kur ishit të vegjël? Ata ishin të bukur dhe dinin gjithçka. Ju ndiheshit të sigurt dhe të mbrojtur.

 

 

 

 

 

Burimi / AnabelMagazine

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top