Në fokus

July 13, 2018 | 13:10

Si gjinia e fëmijës mund të parashikojë komplikimet e shtatzënisë?

Shumë prindër që presin të bëhen me fëmijë përballen me dilemën nëse ata do të kenë djalë apo një vajzë, apo do të mbetet surprizë deri në fund. Por një kërkim i fundit ka gjetur se njohja e gjinisë së fëmijës në të vërtetë mund të sjellë përfitime dhe të parashikojë rrezikun e ndërlikimeve të shtatzënisë.

Shkencëtarët e Universitetit të Cambridge thonë se një vajzë e lë një nënë në rrezik më të lartë të pre-eklampsisë (një komplikim që karakterizohet nga tension i lartë), një nga kërcënimet më të mëdha për gratë shtatzëna dhe foshnjat e palindura.

Djemtë e palindur janë të prekshëm nga rritja e dobët e fetusit – gjë që mund të rrisë shanset për të pasur nevojë për prerje cezariane ose për të lindur me çrregullime neurologjike.

Hulumtuesit analizuan mostrat e gjakut të placentës dhe nënave nga rreth 4.000 nëna. Ata zbuluan se gjinia e një fëmije kontrollon nivelet e një metaboli që luan një rol të rëndësishëm në të gjitha qelizat trupore në gjakun e nënës shtatzënë.

Për shembull, nënat që do të mbajnë vajzat kanë nivele më të larta të substancës, ndërsa nivelet e tyre janë shumë më të ulëta nëse presin djalë.

Profesor Gordon Smith, i cili drejtoi studimin, tha: “Gjatë shtatzënisë dhe lindjes së fëmijëve, gjinia e foshnjës është në krye të mendimeve të shumë prindërve. Por nuk mendojnë për placentën, pasi placenta ndryshon thellësisht sipas gjinisë.

‘Këto ndryshime ndryshojnë elementet e përbërjes së gjakut të nënës dhe madje mund të ndryshojnë rrezikun e saj për ndërlikimet e shtatzënisë.

 

Burimi / dailymail.co.uk/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top