Nuk ka marrëdhënie të përsosura. Në çdo çift mund të ketë mosmarrëveshje, që shkaktojnë një sërë konfliktesh. Megjithatë, në çifte të shëndetshme dhe të lumtur, kontrastet kanë një shije më pak të hidhur.
Dallimet individuale nënkuptojnë se asnjë çift nuk është imun ndaj konflikteve, megjithatë, stabiliteti dhe lumturia e një çifti qëndron tek mënyra se si përballen me këto sfida.
Atëherë, si i përballojnë çiftet e lumtura kontrastet?
Çelësi për një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur, nuk është mungesa e konfliktit apo pajtueshmëria e plotë e karakterit, por aftësia për të menaxhuar në mënyrë strategjike, të gjitha dallimet dhe konfliktet.
Çiftet e shëndetshme zgjidhin konfliktin!
Disa partnerë dorëzohen dhe vuajnë. Të terë shmangin problemin, duke injoruar atë dhe duke vuajtur pa thënë një fjalë … Kjo nuk e bën një çift të lumtur. Dy partnerët duhet të synojnë dialogun, të jenë të gatshëm për të folur rreth asaj që po ndodh.
Çiftet e shëndetshme dëgjojnë me të vërtetë
Palët i japin njëri-tjetrit “vëmendje të padukshme”, por të çmuara në kohë. Ata nuk ndërpresin pa u dëgjuar arsyet e tjetrit.
Çiftet e shëndetshme i shohin konfliktet si një mundësi për rritje
Konfliktet mund të jetë një mjet që të rriten së bashku. Një mundësi për të kuptuar më mirë dhe për të sqaruar nevojat dhe vlerat tuaja. Në një çift të shëndetshëm, konflikti nuk bëhet një luftë pushteti! Në një çift të shëndetshëm çdo konfrontim mund të përjetohet si një mundësi për të krijuar diçka të re.
Ata nuk hezitojnë të pranojnë një gabim
Në një çift të lumtur, ku mbretëron respekti, palët jo vetëm që nuk kanë frikë të pranojnë gabimet e tyre, por ndjejnë nevojën për t’i pranuar dhe të kërkojnë falje kur ata e dinë se kanë lënduar partnerin e tyre.
Vlerësimi është një armë e fuqishme në marrëdhënie: mbështet afërsinë dhe nxit dashurinë! Kur ju tregoni vlerësim të sinqertë për partnerin tuaj, do të shihni se ai gjithashtu do të inkurajohet t’ju tregojë më së miri për veten tuaj. Një lloj rrethi vicioz i kënaqësisë që vetëm mund të bëjë mirë për çiftin!
Çiftet më të lumtura përbëhen nga njerëz që vlerësojnë atë që kanë
Çiftet e lumtur kanë qëllime dhe duan të rriten, ndërsa janë të lumtur dhe të kënaqur me atë që kanë arritur.
Çiftet e lumtur kanë qartësinë më të madhe
Shumë konflikte mund të lindin për shkak të mungesës së kuptimit të qëllimit, nevojave ose vullnetit. Në çifte të shëndetshme, pjesët janë gjithnjë të qarta për atë që duan dhe shprehen duke u kujdesur që të mos lëndojnë tjetrin.
Konfliktet janë të pashmangshme, por kurrë nuk duhet të jenë sfondi muzikor i marrëdhënies suaj. Një konflikt është një provë se marrëdhënia duhet të shkojë përpara, të identifikojë problemin dhe ta përballojë atë. Mënyra më e mirë për t’u marrë me çdo çështje dhe për të shijuar një marrëdhënie të shëndetshme është gjithashtu në qartësi.
Çiftet e shëndetshme, pas një konflikti, ndihen më të bashkuar
Pas trajtimit të ndonjë çështje të mprehtë, në një marrëdhënie të lumtur, anëtarët nuk e ndjejnë nevojën për të ikur, në të vërtetë, ata ndihen të mbështetur, duke përfshirë dhe bashkëpunëtorët.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.