Nga Focus
Përktheu Adela Kolea
Germat e alfabetit renditen sipas një rregulli të posaçëm që i mbart rrënjët që në lashtësi. Pohohet se alfabeti i parë përkon me periudhën e lidhur me gjysmën e mijëvjeçarit II para Krishtit, realizuar nga popujt semit të Sirisë e Palestinës, që hodhën idenë e përdorimit të shkronjave, të cilave u bashkëngjitën nga një shenjë grafike, duke u frymëzuar për këtë të fundit nga hieroglifet egjiptiane.
➡ Germa dhe numra
Kriteri, me të cilin shkronjat u renditën në brendi të alfabetit, nuk është i qartë.
Hipoteza më e pranueshme është ajo që një karakteri grafik i një shkronje përdorej për të përfaqësuar edhe disa numra të vegjël njëkohësisht, ndaj shkronja e ngjashme në anë grafike me numrin 1 u rendit e para, ajo e ngjashme me numrin 2, e dyta e kështu me radhë.
Me modifikime të lehta dhe shtesa, nga fjalori semit, u kalua në atë fenikas, për të mbërritur pas tij në fjalorin grek, më pas në fjalorin etrusk, më tej, fjalori latin e së fundmi, ai i italishtes moderne.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.