Në fokus

December 15, 2017 | 9:47

Si mund të ndikojë ngjyra e dhomës në psikologjinë e fëmijës

Sondazhet kanë treguar se ngjyra që fëmija do të shohë në baza ditore është me rëndësi të madhe për psikikën e tij. Sidoqoftë, është gjithashtu shumë e rëndësishme sa e gjërë është dhoma e fëmijëve, sepse disa ngjyra ndihmojnë të duken edhe më të mëdha dhe disa jo.

Rëndësi të madhe duhet t’i kushtohet intensitetit të çdo ngjyre. Të ashtuquajturat ngjyra të ngrohta, e kuqe, portokalli, e verdhë, sjellin relaksim dhe ndjenjën e lumturisë, por kur përdoren me tone të theksuara mund të jenë shumë të lodhshme për një fëmijë.

Lexoni funksionin e tre ngjyrave bazë dhe tre plotësuese dhe zgjidhni kombinimin e duhur për fëmijën tuaj:

1

E kuqe

Ngjyra veçanërisht intensive për dhomën e fëmijës. Ajo stimulon shqisat dhe rrit rrahjet e zemrës. Ajo jep një ndjenjë të ngrohtësisë dhe gjendjes pozitive, por lehtë mund të lidhet me agresionin dhe vështirësinë në përqendrim. Nëse ju pëlqen shumë ajo mund të përdoret vetëm në një kornizë të vogël të dhomës, si një shtyllë.

Blu

Ndryshe ngae  kuqja, bluja qetëson trupin dhe mendjen. Ajo ndihmon në veçanti një gjumë të qetë dhe në përgjithësi jep një ndjenjë lehtësimi dhe mendimi pozitiv. Megjithëse është në ngjyrat e ftohta, disa nuanca të të kaltrës e qetësojnë fëmijën dhe e ndihmojnë atë të qetësohet. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që punojnë në një mjedis me ngjyrë blu të ndritshme janë më produktivë!

E verdha

E ndritshme dhe thellësisht e lidhur me lumturinë dhe optimizmin, megjithatë në hije intensive, shkakton një tronditje dhe ankth. Hulumtimet kanë treguar se fëmijët janë më të shqetësuar kur jetojnë në një dhomë të ndritshme të verdhë ndërsa janë më të qetë kur është fjala për nuanca të buta.

E gjelbër

Një nga ngjyrat më relaksuese. Ajo shpesh është përgjegjëse për ekuilibrin dhe ndjenjën e tërësisë që ndiejmë. Ajo simbolizon natyrën dhe është një ngjyrë për të cilën vështirë se do të gjeni disavantazhe. Promovon ndjenjat e paqes dhe prosperitetit dhe kompenson përkryer intensitetin e kuq dhe portokalli.

Portokalli

Miqësore dhe mikpritëse. Ngjyra e shoqërueshmërisë dhe ngrohtësisë. Është ngjyra më e lidhur me argëtim dhe vetëm nëse keni një dhomë të vogël duhet ta shmangni, sepse ajo tenton të tregojë hapësirën më të vogël.

Vjollcë

Është ngjyra që ka qenë e lidhur me mençurinë dhe spiritualitetin. Ajo duket paksa dëshpëruese për dhomën e një fëmije, por disa tonalitete na nxjerrin nga pozita e vështirë dhe krijojnë një mjedis më të sofistikuar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top