FB

September 23, 2023 | 8:10

Si mund t’i argëtoni fëmijët tuaj në stinën e vjeshtës?

Në këto ditë të bukura vjeshte, shumica e njerëzve kanë zgjedhur natyrën përpara mjediseve të mbyllura. Nëse disa nuk kanë gjetur kohë për ta bërë, ju ftoj që ta gjeni. Fikni televizorin, gjithë pajisjet e tjera teknologjike dhe dilni nga shtëpia! Vjeshta është një stinë e përshtatshme për të bërë aktivitete familjare jashtë shtëpisë. Më poshtë po paraqes disa aktivitete argëtuese që mund të bëni me fëmijët tuaj gjatë kësaj stinë:

Ngjituni në mal. Merreni familjen dhe nisuni për një aventurë në malin më të afërt ose në një vend ku ofrohet mundësia për të bërë ngjitje në grup. Sa më shumë njerëz të bëheni, aq më interesante aventura.

Luani me gjethet. Loja me gjethet mund të jetë po aq kreative sa lojërat e tjera. Ju mund të mblidhni gjethe së bashku. Mund të ndaheni në skuadra dhe të bëni një garë se kush mbledh më shumë gjethe. Aktiviteti bëhet më i bukur nëse keni shtëpi private ose nëse dilni dhe mblidhni gjethe të shumëllojshme në pyll.

Mbillni bimë. Nëse keni kopsht, mund të mbillni lule ose bimë të tjera. Në të kundërt, mund të mbillni bimë në vazo të vogla dhe t’i mbani në ballkon.

Shkoni në fermë. Mund ta merrni familjen në një fermë pranë zonës ku banoni dhe të provoni shijet e ushqimeve bio. Nëse pranë jush nuk ndodhet ndonjë fermë, mund të vizitoni markatën e ushqimeve bio dhe të përjetoni një përvojë të ngjashme.

Vraponi së bashku. Të gjithë bashkë, ju mund të bëni një garë ose të bëheni pjesë e garave të vrapimit që zhvillohen në lagjen ose qytetin tuaj. Për shembull, në Maratonën e Tiranës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top