FB

February 24, 2021 | 8:35

Si na ndryshoi dëbora gjendjen tonë psiko-emocionale?

Almira Llausha, Psikologe, Terapiste EMDR, Terapiste ABA, Specialiste në Psikologjinë Emergjenciale, Specialiste për të Drejtën dhe Mbrojtjen e Fëmijës.

 

 

Është konsideruar një aleat i rëndësishëm për mirëqenien tonë, shëndetësore dhe psikoemocionale. Edhe pse kanë kaluar ditë, shumëkush prej nesh i rikthehet atyre emocioneve, teksa shfleton një album të gjerë fotografik me shkrepjet në dëborë, në të gjitha pozat e ruajtura në smartfone.

Por a ndikon vërtet rënia e dëborës në mirëqenien tonë? Si ndikon ajo në gjendjen psiko-emocionale?

2

Jashtë dritareve një vello si magji mbuloi kryeqytetin tim të bukur, ditën e të dashuruarve, më 14 shkurt. Një panoramë e mrekullueshme nga bardhësia që mbuloi rrugët. Zbardhi kudo, mbi çati, pragje, mbushi kurorat e pemëve, zbradhi kodrinat dhe malet rrethepërqark. Nuk mungoi lumturia e humori nga zëri i fëmijëve tek luanin me dëborë jashtë oborreve të tyre.

Nga bardhësia vjen shkëlqimi dhe pastërtia, ajo është piktura më e rrallë. Melodia që vjen nga era, tundja e pemëve, janë një tingull i mrekullueshëm që hyn në brendësinë e shpirtit për të qenë të paharrueshëm.

 

Rënia e dëborës ndikoi në gjendjen tonë në këtë periudhë të pazakontë që të gjithë po kalojmë për shkak të Covid-19. Por cilat janë efektet në mirëqenien tonë:

-Pastron dhe dezinfekton ajrin

-Përmirësoi gjendjen tonë të humorit

-Largoi paksa peshën e ankthit

-Ndikoi në uljen e niveleve të stresit

-Pati ndikim në prishjen e rutinës dhe krijuam kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme në dëborë (ski, luajtja në mënyra të ndryshme, etj)

-Ecja në dëborë na ofroi ndjesi qetësie

-Na fali emocione dhe ndjesi çlodhëse, relaksuese, frymëzuese

-Rol të rëndësishëm luajtën edhe hormonet në kontributin e tyre në rritjen e lumturisë, një prej të cilëve është edhe oksitoksina përgjegjës për ndjeshmërinë dhe afeksionin që na u servir nga përqafimet, përkëdheljet e ledhatimet nga personat e dashur.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top