FB

February 25, 2022 | 8:33

Si ndikojnë terapitë natyrore në shëndetin tuaj mendor?

Është koha për t’iu bashkuar natyrës më shumë se kurrë. Terapitë e ndryshme në natyrë kanë sjellë përfitime të shumta në shëndetin mendor dhe fizik të individëve. Ky artikull shpjegon se çfarë përfshin terapia e natyrës dhe si ndikon në përditshmërinë tonë.

natzra

Çfarë është terapia e natyrës?

Terapia e natyrës, e cila quhet edhe ekoterapia, bazohet në konceptin e përdorimit të natyrës për të na ndihmuar të shërohemi, veçanërisht psikologjikisht. Në vend që të kalojmë kohë duke shijuar dhe përfituar nga mjedisi natyror, ne po kalojmë gjithnjë e më shumë kohë në ekrane dhe në internet. Mund të mos luajmë më me biçikletë në livadhe, siç bënim kur ishim fëmijë. I kemi zëvendësuar ato aktivitete me mediat sociale dhe videolojërat. Pasojat janë se ne jemi një shoqëri e stresuar me një sërë sëmundjesh të shëndetit mendor.

Terapia jeshile dhe blu

Ju mund të dëgjoni terapi të natyrës të quajtura “kujdes i gjelbër”, “ushtrim i gjelbër” ose “terapi jeshile”. Kjo ndodh për shkak të kalimit të kohës në këto hapësira të gjelbra. Por terapia e natyrës përfshin gjithashtu kohën e kaluar pranë oqeaneve, lumenjve dhe liqeneve. Të qenit pranë mjediseve ujore ka një efekt rigjenerues psikologjik. Ngjyra blu gjithashtu përfaqëson qetësinë dhe relaksin.

Ndërkaq, disa qasje të ndryshme të terapive natyrore janë:

  • Terapia e lidhur me bujqësinë
  • Terapia në ndihmë të kafshëve, e cila mund të konsistojë në lojën ose stërvitjen e kuajve dhe qenve
  • Terapia aventureske, si ngjitja në male
  • Terapia pyjore etj.

Përfitimet e të qenit në natyrë

Ajo që po tregon shkenca është se ne mund të korrim fuqitë shëruese të Nënës Natyrë, duke marrë një mori përfitimesh në shëndetin tonë mendor. Studimet më të fundit në psikologji po përmirësojnë njohuritë tona për mënyrën sesi kalimi i kohës në natyrë është një mënyrë me kosto të ulët dhe shumë efektive për të përmirësuar aspekte të ndryshme të mirëqenies sonë psikologjike.

Rritja e lumturisë

Janë botuar shumë libra dhe artikuj se si të ndihemi të lumtur. Një mënyrë e provuar është duke kaluar më shumë kohë në natyrë. Në studimin e Gregory Bratman, të botuar në Science Advances, Bratman dhe kolegët e tij gjetën prova se kontakti me natyrën lidhet me shumë përfitime, duke përfshirë rritjen e lumturisë, ndjenjën e mirëqenies dhe ndërveprimet sociale.

Ulje e ankthit, stresit dhe depresionit

Mjediset e pasura me natyrë ndihmojnë pa mëdyshje në uljen e shqetësimit mendor. Një studim tregoi se duke kaluar një minimum prej 10 minutash, qoftë ulur ose duke ecur në një gamë të gjerë mjedisesh natyrore, kishte një ndikim të rëndësishëm dhe të dobishëm në shëndetin mendor të pjesëmarrësve. Shkencëtarët përdorën shënues kyç psikologjikë dhe fiziologjikë për të matur këtë.

Përfitime njohëse

Mendjes sonë i pëlqen kur kalojmë kohë në natyrë. Ne kemi fokus më të mirë, i cili gjithashtu përshkruhet si njohje e mprehur. Një tjetër studim i fundit tregoi se ekspozimi ynë ndaj mjediseve natyrore është i mirë për trurin tonë. Ai përmirëson performancën në kujtesën tonë të punës, fleksibilitetin kognitiv dhe detyrat e kontrollit të vëmendjes.

 

Përgatiti K.I / Burimi verywellmind.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top