Konsumi i gështenjës mund të parandalojë dhe lehtësojë shumë simptoma dhe probleme gjatë periudhës së shtatzënisë:
1.Lehtëson simptomat në javët e para të shtatëzanisë
Gjatë javëve të para të shtatzënisë shumë gra nuk kanë oreks, kanë të përziera dhe marrje mendsh. Gështenja, mund të përmirësojë funksionin e tretjes në stomak dhe zorrë gjatë kësaj faze.
2.Lehtëson dhimbjet e mesit gjatë shtatzënisë.
Ky frut mund të përmirësojë edhe probleme të mesit dhe këmbëve.
3.Lehtëson edemat gjatë shtatëzanisë
Përmbajtja e lartë e kaliumit, ndihmon ekuilibrin e përqindjes së natriumit në trup, duke nxitur metabolizimin e ujit të tepërt dhe asgjësimin e edemave.
4.Ndihmon në qëndrueshmërinë e gjendjes shpirtërore
Gështenja përmban shumë elementë, të cilët mund të ndihmojnë në reduktimin e luhatjeve psikologjike dhe emocionale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.