Me siguri të gjithë përpiqeni të bëni punën që pëlqen, por në fund të fundit jo të gjithë e kanë fatin ta kenë një të tillë. Dhe një aspekt i tillë ndikon pa dyshim në trupin tonë. Ekspertët amerikanë kanë përcaktuar simptomat e një pune që nuk na pëlqen duke na krijuar shqetësime qoftë mendore por edhe fizike.
Përkeqëson shëndetin tonë mendor
Nëse vuani nga probleme që lidhen me shëndetin mendor, nga ankthi te depresioni, rritja e stresit në vendin e punës do ta përkeqësojë situatën .
Shtohen dhimbjet e kokës
Sa më shumë të ndihemi në presion, aq më shumë muskujt kanë tendencën të kontraktohen për të mbrojtur trupin tonë. Kur e jetojmë vendin e punës si një zonë të rrezikshme, muskujt shndërrohen në mburojën tonë, dhe sipas ekspertëve, tensioni kronik i kokës, shpatullave dhe qafës shndërrohet lehtësisht në dhembje koke e migrenë.
Ju dhembin edhe muskujt
S’është e nevojshme të merrni pjesë në një garë vrapi, që t’ju dhembin gjithë muskujt. Mjafton t’i kaloni ditët tuaja në një vend pune që gjeneron stres.
Sëmuremi më shpesh
Ndër të tjera kemi problem me stomakun dhe zorrët. Aciditeti në stomak, problemet me tretjen, ënjtjet mund të jenë simptoma shumë të qarta të stresit, pasi ky armik i padukshëm është në gjendje të ndikojë edhe te sistemi i tretjes dhe bakteret në zorrë, të cilët, ndikojnë në humorin tone.
Ndiheni të lodhur vazhdimisht sa depërton deri në kocka. Dhe sigurisht të mos ndjerit mirë në punë ndikon edhe në jetën seksuale, jeni më pak aktivë.
Dhe këshillat si të shmangni stresin e punës. Meditoni, bëni ushtrime fizike, dilni me miqtë. Ndër të tjera ndryshoni mënyrën e të menduarit dhe gjëja e fundit nëse çdo gjë del jashtë kontrollit, ndryshoni punë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.