FB

July 14, 2021 | 8:42

Si ndikon shuplaka tek fëmijët? Ja përgjigja përfundimtare e shkencëtarëve

Ekziston një lidhje përfundimtare mes të goditurit të fëmijës me shuplakë dhe vështirësive në sjellje. Të dhënat vijnë nga një studim i ri nga Kolegji Universitar i Londrës, që analizoi punët kërkimore të realizuara përgjatë 20 viteve të fundit mbi këtë temë dhe zbuloi se dënimi fizik nuk është efektiv kur vjen puna tek përmirësimi i sjelljes së fëmijës. Përkundrazi, e përkeqëson më shumë atë.

I publikuar në revistën shkencore The Lancet, për këtë punë kërkimore u morën në analizë 69 studime nëpër botë. Tek to u identifikuan disa tipare kyçe. Ekspertët zbuluan se dënimi fizik tek fëmijët çon në përkeqësim të sjelljes së tyre me kalimin e kohës.

“Ekziston një lidhje definitive mes dënimit fizik dhe problemeve në sjellje, të tilla si agresiviteti dhe sjellja antisociale”, tha Anja Heilmann, e cila kryesoi grupin e studiuesve. “Dënimi fizik parashikon në mënyrë konstante rritjen e këtyre probleme në sjellje”, shtoi ajo.

E teksa lidhja mes dënimit fizik dhe sjelljes problematike u identifikua qartë, ekspertët nuk arritën të gjenin një përmirësim të sjelljes tek ata fëmijë që ishin dënuar me shuplakë. Shkencëtarët nuk gjetën përmirësim as tek vëmendja e fëmijëve, aftësitë konjitive, marrëdhënia me të tjerët, sjellja ndaj stresit apo kompetenca sociale. Autorët e studimit thonë se të dhënat e tyre sugjerojnë se dënimet fizike tek fëmijët duhet të ndalohen me ligj.

UNICEF përllogarit që të paktën 250 milionë fëmijë në mbarë botën, të moshës 2 deri në 4 vjeç, janë të ekspozuar nga dënimi fizik. Aktualisht, goditja e fëmijëve me shuplakë është e ndaluar në 62 vende të botës.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top