Këshilla & Arsye

March 16, 2020 | 8:11

Si ndikon stresi afatgjatë tek lëngu amniotik dhe zhvillimi i foshnjes

Sipas një studimi të ri, stresi i vazhdueshëm tek gruaja shtatzënë rrit nivelet e hormoneve të lidhura me stresin edhe në lëngun amniotik. Plaçenta lëshon hormone që prodhojnë kortikotropin, i cili është përgjegjës për stresin e nënës.

1

Fjala e shkencës

Sipas mjekut që e zhvilloi studimin, Pearl La Marca-Ghaemmaghami, kortikotropi ndikon negativisht në zhvillimin e organeve të fetusit, duke përfshirë këtu edhe problemet kardiovaskolare, ankthin, çregullimet depressive në moshë më të madhe. Gjatë eksperimentit është matur niveli i hormoneve të stresit, kur ai ka qënë akut, pra i momentit dhe i vazhdueshëm. Kjo është kryer me anën e amnioçentezës, duke qënë se gjatë kësaj proçedure nëna ndien frikë dhe stres. Në këtë rast është vënë re një menaxhim më i mirë i stresit akut nga trupi i nënës. Pra sipas tyre ky lloj stresi nuk është i dëmshëm për fëmijën.

Sipas mjekëve mekanizmat biologjikë që veprojnë pikërisht për mbrojtjen e fëmijës nga stresi, dhe që ndodhen në plaçentë do të aktivizohen dhe do të mbrojnë fetusin. Nga ana tjetër, është vënë re se gjatë stresit kronik, pra të vazhdueshëm, mekanizmi mbrojtës nuk funksionon në mënyrën e duhur, duke bërë që përqëndrimi i kotrikotropit të rritet ndjeshëm. Në raste të tilla këshillohet që gruaja të kërkojë ndihmë tek një mjek profesionist, në mënyrë që të gjëjë mbështetje në lidhje me sfidat që ka përpara. Nëse nuk keni mundësi të merrni këtë ndihmë profesionale, mund të kërkoni ndihmë edhe mbështetje nga familjarët tuaj.

pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top