Stresi është pjesë e jetës së përditshme dhe ka një ndikim të madh si në shëndetin mendor ashtu edhe në atë fizik. Pavarësisht se të gjithë njerëzit janë të ekspozuar ndaj stresit, ai mund të jetë i dëmshëm për shëndetin nëse shfaqet për një periudhë të gjatë kohore.
Ja se si stresi mund të ndikojë në shëndetin tuaj dhe çfarë mund të bëni për të.
Dëshira e shtuar për ëmbëlsirat
Studimet kanë treguar se kortizoli, një hormon i çliruar gjatë stresit, çon në rritjen e dëshirave për sheqer, yndyrë ose të dyja, sipas Harvard Health Publishing. Nutricionistët besojnë se hormoni lidhet me receptorët në tru që kontrollojnë marrjen e ushqimit.
Probleme me zemrën
Marrëdhënia midis stresit dhe sulmeve në zemër është ende e paqartë, por ka prova në rritje. Një studim i 200,000 njerëzve në Evropë zbuloi se njerëzit që bëjnë punë stresuese dhe kanë pak fuqi vendimmarrëse në punë kanë 23 % më shumë gjasa të kenë një atak në zemër sesa njerëzit që përjetojnë më pak stres në punë.
Pagjumësia
Stresi mund të shkaktojë hiperaksizim, një gjendje biologjike ku njerëzit thjesht nuk ndihen të përgjumur. Dhe vetë pagjumësia – një çrregullim i gjumit në të cilin një person ka probleme të vazhdueshme me gjumin – vjen kryesisht nga stresi.
Dhimbje koke
Kimikatet si adrenalina dhe kortizoli mund të shkaktojnë ndryshime vaskulare që çojnë në dhimbje koke ose migrenë. Dhimbjet e kokës nga tensioni janë lloji më i zakonshëm i dhimbjes së kokës. Zakonisht shfaqen në zonën e kokës, skalpit ose qafës. Meqenëse stresi gjithashtu i tensionon muskujt tuaj, mund të përkeqësojë një dhimbje koke tashmë të keqe.
Probleme me kujtesën
Lidhja midis kujtesës dhe gjumit nuk është ende plotësisht e qartë, por studiuesit besojnë se sasia dhe cilësia e gjumit që bëjnë njerëzit mund të ndikojë në të mësuarit dhe kujtesën, sipas Departamentit të Mjekësisë së Gjumit në Shkollën Mjekësore të Harvardit.
Sheqeri i lartë në gjak
Stresi dihet se rrit sheqerin në gjak dhe nëse tashmë keni diabet të tipit 2, mund të zbuloni se sheqeri në gjak është më i lartë kur jeni të stresuar. Ndryshimi i dietës suaj, stërvitja më shumë ose rregullimi i medikamenteve mund t’ju ndihmojë ta mbani atë nën kontroll.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.