Make up-i dhe mënyra e jetesës do të jenë kombinimi i ri enigmatik pas Coronavirusit. Tashmë është e qartë se do të veshim pajisjet mbrojtëse ndaj covid-19 për shumë muaj me radhë. Kjo do të sjellë një ndryshim të madh në kujdesin për veten, por jo vetëm. Nëse më parë, kur dilnim jashtë, buzëkuqi ishte një domosdoshmëri e femrës, tani e tutje, për një periudhë të pacaktuar kohe, buzët e lyera, simboli parësor i feminitetit të përsosur, do të mbeten të fshehura.
Por, a do të lihen vërtet buzëkuqët dhe si do të ndryshojë rutina e kujdesit të lëkurës?
Make up-i dhe stili i jetës, një botë e re për t’u eksploruar.
Krijoni ndryshime.
Një e treta e fytyrës tuaj të mbuluar do të zhvendosë shikimin tuaj në ballë! Testuesit në dyqanet e parfumerive dhe kozmetikës do t’i japin vend lugëve të disponueshme, për të provuar kremrat e fytyrës. Përdorimi i duarve dhe gishtërinjve është i ndaluar për arsye të dukshme të higjienës.
Përqendrohuni në markat kombëtare.
Në kohën e blerjes, për një rikuperim më të shpejtë në nivel kombëtar, përqendrohuni te produktet e bëra në vendin tonë: jo vetëm për të rritur produktin e brendshëm bruto, por edhe për masa më të sigurta higjienike.
Më shumë kontrolle dhe formula natyrale.
Gjurmueshmëria e produkteve do të bëhet thelbësore, me pasojë kërkesa më të mëdha për transparencë në zinxhirët e prodhimit. Coronavirus do të sensibilizojë gjeneratat e reja ndaj konsumit ekologjik dhe qëndrueshmërisë bio. Kështu, prodhimi etik do të jetë një nga mundësitë e mëdha të rimëkëmbjes.
Jo vetëm që do të ndryshojë make up-i, por edhe stili i jetës
Mirëqenie, jo vetëm të qenurit. Parandalim, jo vetëm kurim. Këtu janë fjalët kyçe të reja të Coronavirusit: për këtë arsye, interesi dhe kërkesa për shtesa ushqimore do të rritet. Si rezultat, vëmendja për trupin tuaj do të rritet, jo vetëm në nivel estetik, por edhe në atë shëndetësor, me adoptimin e një stili jetese korrekte dhe të ekuilibruar. Do të jetë fillimi i një epoke të re, mbase më shumë seriozë dhe më të vëmendshëm për vlerën e jetës tonë dhe të të tjerëve.
Burimi / https://www.pianetadonne.blog/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.