Meshkujt e martuar me gra të zgjuara jetojnë më gjatë, një jetë më të lumtur dhe ka më pak të ngjarë të vuajnë sëmundjet e shëndetit mendor, pohojnë ekspertët.
Zonjat e zgjuara i mbajnë partnerët e tyre të stimuluar intelektualisht, e cila ndihmon në parandalimin e simptomave dhe gjendjeve të tilla, si humbja e kujtesës.
“Një gjë që nuk u thuhet kurrë djemve që duan të jetojnë gjatë është të martohen me një vajzë inteligjente”, thotë Lawrence Whalley, profesor i shëndetit mendor në Universitetin e Mjekësisë dhe Shkencave të Jetës, në Skoci.
Hulumtuesit studiuan shëndetin e binjakeve identikë dhe gjetën se edhe gruaja me të cilën martohesh, luan rol në zhvillimin e sëmundjeve mendore.
Një seri studimesh kanë treguar se stimulimi intelektual që mban trurin aktiv, ndihmon në mbajtjen larg të sëmundjeve si demenca.
Të tjerë faktorë që mund të ndihmojnë në parandalimin e kësaj sëmundjeje janë fëmijëria e qetë dhe pa trauma si dhe ndikimi pozitiv i figurave prindërore.
Ndikim negativ mund të kenë humbjet në familje, nëse me to përballemi në moshë të vogël.
“Studimet kanë treguar se vdekja e nënës para moshës 5 vjeç është një faktor rreziku për shfaqjen e demencës në moshë të avancuar. Fëmijët, të cilët humbasin një anëtar të familjes në fillim të jetës kanë më shumë gjasa të vuajnë nga demenca 80 vjet më vonë”, thotë eksperti.
Rritja e aktivitet të trurit nxitet duke plotësuar fjalëkryqe duke lexuar dhe duke vizituar muzeume …
Demenca prek rreth 35 milionë njerëz në mbarë botën, me 7.7 milionë raste të reja çdo vit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.