Luisa Vicinanza-Bedi është një prodhuese artizanale çokollate në Nottingham dhe themeluese e Luisa’s Vegan Chocolates. “Gjithmonë kam pasur dashuri për çokollatën, por kur zbulova të gjitha shijet dhe nuancat e çokollatës me origjinë të vetme – shijet e pabesueshme, si një verë e mirë – m’u hapën sytë”, thotë ajo.
Pjesa më e madhe e çokollatës që hamë do të bëhet nga kakao e përzier nga një numër fermash, zonash apo edhe vendesh. Por zonja Vicinanza-Bedi argumenton se përdorimi i një varieteti të vetëm farash, nga një fermë e vetme, i jep çokollatës një aromë unike. “Ne tregtojmë drejtpërdrejt me fermerët tanë dhe kontrollojmë cilësinë e farave. Nëse mendoni për verën ose kafenë, është e njëjta gjë. Shijet vijnë nga terreni, klima dhe dherat nga pjesë të ndryshme të botës. Të gjitha shijet e tyre janë jashtëzakonisht të ndryshme.”
“Tani ka më shumë vlerësim për produktin – ne e dimë se nga vjen fara e kakaos, cila fermë, cila varietet – ne mund të përjetojmë një larmi shije shumë më të gjerë,” thotë ajo. Tradicionalisht, kokrrat e kakaos fermentohen në fermën ku janë rritur. Bishtajat e kakaos mblidhen dhe ndahen. Farat e mbuluara me tul grumbullohen ose ruhen në shporta, mbulohen me gjethe banane ose gjethe delli dhe lihen të ngrohen në diell.
Fermerët e kakaos janë gjithashtu të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit. Ekspertët thonë se të kuptuarit e procesit të fermentimit është gjithashtu jetik kur bëhet fjalë për marrjen në konsideratë të ndikimit të ndryshimeve klimatike në biznes.
Përgatiti K.I / Burimi www.bbc.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.