Askush nuk është ndarë sepse tjetri gërhiste. As sepse hante fshehurazi ushqim vonë në darkë, me ato qeset që bëjnë zhurmë dhe e zgjojnë tjetrin.
Bota nuk përfundon me të mëdhatë. Përfundon me të voglat. Me “më li rehat tani”, me “s’ka shans të të besoj”, me “prapë e njëjta histori”.
Jo me britma. Me heshtje. Me atë vështrim që dikur shkrihej dhe pastaj mësoi të mos presë më asgjë. Kriza në çift nuk nis nga mospërputhja e karaktereve. Nis nga momenti kur njëri nuk është më “kureshtar” për botën e brendshme të tjetrit.
Kur lidhja zëvendësohet nga zakoni. Kur fraza “pse ndihesh kështu?” zëvendësohet nga “prapë e njëjta gjë?”.
Nëse do të shpëtosh një marrëdhënie, fillo nga veshët, nga dëgjimi. Jo nga goja.
Mos kërko fjalët e duhura, por kërko hapësirën për të përballuar dëgjimin. Pa u përgjigjur. Pa gjykuar. Sepse ajo që nuk u tha…, do të kthehet. Ndoshta jo si fjalë, por si distancë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.