Disa vajza zgjedhin produktet më të shtrenjta dhe markat më të njohura kozmetike, ndjekin trendet e blogerëve, provojnë produkte të reja të tregut dhe gjithçka e bëjnë në mënyrë që ta ndiejnë fytyrën e tyre më të të freskët dhe vitale. Por, fatkeqësisht, rezultatet shpeshherë nuk janë edhe aq të mira.Prandaj, më poshtë ju sjellim disa këshilla të cilat jua bëjnë lëkurën të duket e përsosur me pak përpjekje:
Pastrojeni dhe ushqejeni siç duhet lëkurën
Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni për t’u kujdesur për lëkurën dhe për ta bërë të duket e shëndetshme dhe e bukur, është ta ndiqni një stil të shëndetshëm të jetesës, të hani ushqime të pasura me vitamina e minerale, dhe t’i zgjidhni produktet kozmetike në bazë të llojit të lëkurës që keni.
Bëjeni të bukur çdo pjesë të lëkurës
Përdorni produkte me ngjyra të ndryshme makijazhi për t’i fshehur të metat tuaja. Makijazhet me ngjyrë të gjelbër i fshehin pikat e kuqe apo aknet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.