Këshilla & Arsye

October 27, 2017 | 10:07

Astrofizikantja mesazh për vajzat që duan të bëjnë karrierë: Mos u ngadalësoni nga stereotipet dhe nga paragjykimet

Në vitin 1990, ajo u largua nga Italia për kërkime jashtë vendit dhe u bë protagoniste në kopertinën e revistës prestigjoze amerikane Time. E rikthyer sërish në vendin e saj ajo dëshiron të inkurajojë studentët, që të mos tradhtojnë ëndrrat e tyre. Dhe këshillat e saj, janë po aq të vlefshme dhe për vajzat tona në Shqipëri . Numërohen shumë prej tyre të cilat kanë arritur të sfidojnë realitetin shqiptar dhe të lënë emër në këtë profesion sa të vështirë po aq dhe interesant.

1

Sipas Sandra Savaglio :

Jeni ju, vetëm ju ajo që vendosni. Mos e lejoni veten të kushtëzoheni nga ideja se shkenca është pengesë për të nxjerrë gratë jashtë loje. Nëse dëshironi, përvishni mëngët dhe merreni këtë rrugë. Duke marrë parasysh, ndër të tjera, që gradat në disiplina shkencore janë ato që ofrojnë hapësira më të mëdha profesionale.

  • Jini kokëfortë
  • Kini besim në veten tuaj dhe besoni në mundësitë tuaja
  • Mos kini frikë të bëni gabim
  • Për të bërë kërkime duhet insistim, disiplinë, aftësi për të pranuar gabime dhe të ringriheni për të ecur përpara. Me gabime ju mësoni, kështu përmirësoheni.
  • Mësoni si të guxoni
  • Në shkencë, bëhen hedhje në boshllëk, duke ndjekur shtigje të pakontrollueshme, duke bërë zgjedhje të guximshme. Jini të guximshme, guxoni të ëndërroni.
  • Ndiqni ëndrrat tuaja
  • Mënyra e vetme për të pasur sukses është ndjekja e ëndrrave tuaja me përkushtim dhe vendosmëri
  • Dhe një mesazh të fundit për të rinjtë që në vendin e tyre ka shumë probleme: “Unë nuk them mos lini vendin tuaj, ose qëndroni. Ju them vetëm synoni gjithmonë për më lart. Mos u ngadalësoni nga stereotipet dhe nga paragjykimet: ju nuk jeni inferior ndaj askujt“.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top