Këshilla & Arsye

October 8, 2018 | 13:00

Si ta merrni veten pas ndarjes?… Katër këshilla nga psikologët

Nuk është nevoja të fshihet asgjë, ndarjet janë të vështira. Normalisht ju mund të ankoheni dhe të mbani zi për ish- partnerin, por a ia vlen? Në fakt, psikologët shpjegojnë se sa ju zgjat dhimbja e ndarjes, kjo varet nga ju. Ndërkohë që njerëzit mund t’ju sugjerojnë të gjeni menjëherë dikë tjetër dhe të hani çokollata si ngushëllim, psikologët thonë se ndarjet janë më të komplikuara nga sa e mendojmë.

“Skanimet MRI të trurit kanë treguar se ndarja aktivizon në tru të njëjtat mekanizma që aktivizohen kur të varurit nga droga lënë kokainën apo heroinën”, thotë Guy Winch, psikolog dhe autor librash psikologjik.

Me fjalë të tjera, dashuria krijon varshmëri dhe ndarja na bën të futemi në një proces me plot dhimbje emocionale. Kjo, shpjegon Winch, është arsyeja se përse ne fiksohemi pas ish- it dhe ndjejmë nevojën ta kemi pranë sikurse kur lëmë një drogë të caktuar.

Psikologu insiston se mënyra më e mirë për t’i përballuar këto dhimbje është duke mos kujtuar kohërat e mira së bashku, por kujtimet e këqija të cilat ju kanë zemëruar dhe nevrikosur.

Duhet të rikujtoni netët pa gjumë si pasojë e konflikteve të panevojshme dhe gjithashtu është mirë të shkruani një listë me të gjitha arsyet se përse lidhja nuk ka funksionuar.

Winch thekson edhe një gjë mjaft të rëndësishme: sipas tij, përderisa ndarja mund të duket si diçka e papritur për personin që po e lë partneri, shanset janë të mëdha që njëri partner nuk ka qenë i angazhuar emocionalisht në lidhje për një kohë të gjatë.

Ndër tjerash, ai i ka edhe katër këshilla sa i përket ballafaqimit me ndarjen:

– Mos e kontrolloni vazhdimisht personin në rrjete sociale

– Mos krijoni mistere se përse ka ndodhur ndarja

– Bëni një listë me kompromiset që keni bërë në lidhje dhe që nuk dëshironi t’i bëni prapë

– Fshini kujtimet që ju shkaktojnë stres apo dhimbje (si mesazhet dhe fotografitë).

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top