Mirëqenie

October 8, 2018 | 13:16

Brikena Duva: Si të kemi një buzëqeshje të bukur?

Ruajtja e dhëmbëve natyralë dhe realizimi i buzëqeshjeve sa më të bukura dhe natyrale është filozofia e një pune disavjeçare që DUVA DENTAL e ka ngritur në themelet e saj. Fjala e fundit e shkencës është ajo që bën të mundur ndërhyrjet e duhura për të arritur jo vetëm një buzëqeshje të bukur, por mbi të gjitha një punë fine dhe me qëndrueshmëri maksimale për shëndetin oral.

Nga Orjona TRESA 

Mjekja stomatologe Brikena Duva përmes intervistës tregon mënyrat e duhura për të pasur dhëmbë të bukur dhe të shëndetshëm, falë shërbimeve dhe teknikave më të fundit që ofrohen në klinikën DUVA DENTAL.

Prej disa vitesh operoni në fushën e gjerë të stomatologjisë, në fakt sa i vërtetë është kthimi i vëmendjes ndaj shëndetit oral?

Shëndeti oral është një komponent i rëndësishëm i shëndetit në tërësi dhe pasqyrim i tij, gjithashtu. Me shëndet oral nënkuptojmë më shumë se dhëmbë të shëndetshëm. Ai është thelbësor për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme të individit, për këtë kthimi i vëmendjes ndaj tij është çdo ditë e më shumë në rritje.

Çfarë duhet të kemi parasysh për të pasur një higjienë të mirë orale?

Këshillat themelore në mbajtjen e një higjiene të mirë orale janë të thjeshta, por ka kaq shumë njerëz, që nuk kujdesen dhe s’i kushtojnë vëmendjen e duhur higjienës dentare duke qenë relativisht në errësirë në lidhje me rëndësinë e shëndetit të dhëmbëve dhe mishrave të tyre dhe se si këto lidhen me shëndetin e përgjithshëm. Higjiena dentare në shtëpi është shumë e rëndësishme; larja e dhëmbëve dy herë në ditë, pastrimi i gjuhës, përdorimi i rregullt i fillit dentar dhe i shpëlarësit të gojës. Gjithashtu, është i domosdoshëm kontrolli frekuento dentar tek stomatologu dy herë në vit, shërbim të cilin Duva Dental e ofron falas.

Si mund të kemi buzëqeshjen që ëndërrojmë pa dëmtuar dhëmbët tanë natyralë?

Teknika më bashkëkohore për të arritur një buzëqeshje të bukur, duke bërë ndërhyrje minimalisht invazive tek dhëmbët natyral arrihet nëpërmjet fasetave E max, të cilat janë punime shumë të holla dhe fine që aplikohen mbi sipërfaqen e dhëmbit pa e dëmtuar atë. Sigurojnë estetikë dhe qëndrueshmëri maksimale. Duva Dental është e specializuar në punimet E max, pasi stafi ynë ka kryer trajnime në Lihteshtejn, vendi në të cilin E max prodhohet.

Cilat janë shërbimet që ofroni në klinikën Duva Dental? Dhe, çfarë mendoni që ju diferencon nga klinikat e tjera?

Klinika jonë është e specializuar kryesisht në punimet estetike, por gjithashtu kemi një staf të specializuar, në mënyrë që të mund të sigurojmë kujdes gjithëpërfshirës dhe cilësi për pacientët tanë që kërkojnë procedura më komplekse. Në Duva Dental kryejmë të gjitha llojet e trajtimeve që nga kontrolli rutinë, restaurimi dhe zëvendësimi i dhëmbëve që mungojnë nëpërmjet metodave dhe teknikave bashkëkohore ortopedike siç janë fasetat, koronat E max, koronat e zirkonit, etj dhe kirurgjikale, siç janë implantet. Suksesi i Duva Dental është arritur në saj të profesionalizmit, azhornimit dhe aplikimit të teknikave më bashkëkohore, pajisjeve më të mira të firmave lider në stomatologji, higjienës dhe sterilitetit maksimal. Gjithashtu, Duva Dental ofron lehtësira në mënyrën e pagesës me këste me interes 0%.

Paraqitja estetike ndikon pozitivisht dhe rrit vetëbesimin. A ndihet kjo te pacientët e Duva Dental? Si reagojnë ata pas shërbimit të marrë?

Kryerja e një shërbimi të ri që përmirëson estetikën apo vendosja e një restaurimi, i cili përmirëson pamjen dentare, rezulton në një efekt pozitiv në vetëvlerësimin dhe cilësinë e jetës së pacientit. Shëndeti oral nuk është vetëm mungesa e sëmundjeve orale dhe e problemeve dentare, por përfshin ndikimin e tyre në jetën shoqërore dhe vetëbesimin e pacientit. Kjo është në përputhje dhe me përkufizimin e OBSH për cilësinë e jetës. Buzëqeshja në fytyrën e pacientit pas shërbimit të marrë kur ne kemi tejkaluar pritshmëritë e tyre me një rezultat të madh estetik dhe funksional, është sadisfaksioni më i madh që mund të marrim në shkëmbim. Është mirë të shohësh se si i ndihmon që të arrijnë buzëqeshjen që kanë dashur gjithmonë.

Si ia dilni me pacientët e frikësuar?

Në pacientë dentarë-fobikë, më tepër është perceptimi i dhimbjes dhe shqetësimit që shkakton frikën e tyre. E vërteta është se sot stomatologjia nuk është aq e dhimbshme sa dikur, dhe shumica e pacientëve tani arrijnë të marrin shërbime duke u ndjerë në mënyrë gjithnjë e më të rehatshme. Shumica e frikës nga pacientët ndoshta rrjedh nga një përvojë që kanë kaluar vite më parë kur procedurat dentare ishin me të vërtetë shumë më ndryshe nga sot. Në Duva Dental parim është ndërveprimi me pacientët, duke i bërë ata të ndjehen sa më të sigurt dhe të qetë gjatë gjithë trajtimit.

Cili është mesazhi që dëshironi të ndani me lexuesit tanë?

Unë do të doja t’ju falënderoja dhe të shtoja se asgjë nuk mund të konkurrojë një buzëqeshje natyrale. Pacientët duhet të përqendrohen gjithnjë e më tepër në ruajtjen e dhëmbëve natyralë, ky është mesazhi që dua të përcjell në mënyrë që të ndryshohet koncepti i bukurisë. Pra, mbroni sa më shumë dhëmbët tuaj, sepse buzëqeshja është aksesori më i mirë që mund të keni, kurdoherë. Kjo është dhe filozofia e klinikës tonë.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 131

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com