Posta

October 1, 2019 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Si ta ndihmoj vëllanë?

Denata ToceNga: Denata Toçe

Psikologe Këshillimi

 

 

 

 

Jam 27 vjeçe dhe pas disa vitesh jashtë me studime jam kthyer sërish në Shqipëri. Një ditë, duke ndihmuar mamanë për të ngritur disa kuti, shoh që kishte në krah një të nxirë. Kur e pyes më tha se ia kishte bërë im vëlla. Më ka ndodhur edhe mua vite më parë që ai të vinte dorë mbi mua, por nuk mendoja se do ta bënte këtë gjë edhe me mamanë time. Ka arritur në një pikë që i urren të gjithë. Edhe tim atë, i cili pothuaj gjithë kohës është në punë dhe nuk është i pranishëm në shtëpi. U përballa me tim vëlla dhe ai me një inat më tha se duhej ta lija rehat sepse ka probleme. Si ta ndihmoj që të shprehet dhe të përmirësojë gjendjen e tij?

Përgjigje:Ky është një problem real dhe mjaft serioz për shoqërinë tonë sot. Shumë familje përballen me dhunën dhe pjesa më e madhe e tyre nuk e denoncojnë. E si mund të denoncojë një nënë dhunën që i shkakton i biri i saj? Kjo është e dhimbshme. Unë ju ftoj të provoni të ndërtoni disa ura komunikimi bazë përpara se të mendoni ta drejtoni tek një profesionist, psikolog.

Duket si mision i pamundur, por unë ju inkurajoj që të nisni bisedën tuaj duke i treguar se sa shumë e kuptoni mbi gjendjen në të cilën ndodhet, kushdo qoftë ajo. Tregojini se e shikoni nervoz dhe se kjo gjë ju mundon edhe ju. Tregojini se jeni në merak. Ftojeni t’ju tregojë çfarë do dojë ai dhe kur të jetë gati. Çdo qasje e atij tek ju, është një hap i mrekullueshëm. I tregoni se u ndjetë mjaft krenare për komunikimin që ju bëri, apo afrimin e tij.

Hapa të vegjël, por domethënës, deri sa të keni vëmendjen e tij, dhe ai vet t’ju kërkojë ndihmë. Mos e filloni diskutimin me kërkesa llogarie, me pyetje, por me afirmime mbi faktin si ndjeheni ju dhe se e kuptoni se si ndjehet ai. Kujdes! Është e rëndësishme të siguroheni që vëllai juaj nuk është ose është përdorues i një produkti narkotik. Çdo element i kësaj natyre, kërkon një kujdes tjetër më të veçantë, i cili do të duhet të konsultoheni më tej me një profesionist të fushës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top