FB

November 30, 2021 | 12:39

Si ta ndihmoni partnerin që vuan nga ankthi…

Në një marrëdhënie solide ne e mbështesim njëri-tjetrin kur njëri prej të dyve është i sëmurë, edhe kur sëmundja është psikologjike, si për shembull kur partneri vuan vazhdimisht nga ankthi. Ekziston një tendencë për të nënvlerësuar këtë lloj çrregullimi, por në planin afatgjatë mund të ketë pasoja të pakëndshme në jetën e përditshme dhe në marrëdhënie.

Një partner në ankth, veçanërisht nëse shqetësimi nuk ndodh vetëm gjatë një ngjarje stresuese, por është konstant edhe në situata normale, mund të jetë i vështirë për t’u menaxhuar. Problemi, nëse nuk trajtohet në mënyrë korrekte dhe me shumë durim, mund të përshkallëzohet, duke çuar në raste më të rënda dhe të përjetoni sulme të vërteta paniku.

Më lejoni të jem i qartë, ankthi është një gjendje e natyrshme në kontekste të caktuara, pikërisht kur jeni duke përjetuar një moment emocionalisht intensiv. Por mund të kthehet edhe në një mysafir të padëshiruar, duke u bërë një prani e përsëritur dhe duke e bërë jetën pothuajse të pamundur.

Në këto raste është thelbësore të merren masa, sepse situata mund të përkeqësohet edhe në planin afatgjatë, për shembull, duke filluar të shohësh gjithçka si një burim shqetësimi dhe të shmangësh konfrontimin. Nëse ankthi lindi pas një ngjarjeje tronditëse që ka ndodhur së fundmi është e rëndësishme t’i qëndroni pranë partnerit, duke e qetësuar dhe duke treguar gjithmonë mirëkuptim ndaj tij, për ta bërë atë të hapet.

Por nëse ankthi i tepërt rrjedh nga diçka jo e qartë, mund të ketë nyje që nuk janë zgjidhur kurrë dhe që i përkasin të shkuarës. Zakonisht është shumë e rëndësishme që njerëzit e afërt të personit në fjalë të jenë të vetëdijshëm për nivelin e seriozitetit të problemit: nëse ankthi ju pengon dhe nuk ju lë të jetoni në paqe, duhet të veproni.

Përveç kësaj, nëse afërsia e thjeshtë nuk mjafton për ta bërë personin të ndihet më mirë, me shumë takt mund të sugjerohet ndihma psikologjike për të dalë nga problemi. Mënyra më e mençur për ta bërë këtë, nëse partneri ka ndonjë rezervë, është të vërë në dukje sjelljet jashtë linjave, por edhe sa më mirë mund të jetojë duke u çliruar nga mendimet e këqija, takikardia, pagjumësia dhe shqetësimi.

Premtimi për të qenë pranë tij gjatë udhëtimit do ta ndihmojë atë të marrë me më shumë lehtësi vendimin e duhur.

 

 

Burimi / https://www.donnad.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top