Këshilla & Arsye

October 31, 2016 | 10:49

Si ta përballoni ndryshimin e orës pa vështirësi

SI TË ZGJOHENI – Sipas disa studimeve, zilja e orës shkakton një traumë të vërtetë. Është e lodhshme të zgjohesh kur është akoma errësirë? Nëse asnjë alarm nuk arrin t’iu bindë të dilni nga bota e gjumit, provoni me një zile të shndritshme: do t’iu stimulojë mëngjesin, duke iu afruar dritë me një intensitet të vazhdueshëm, ideal për një zgjim me buzëqeshje.

STIMULONI SHQISAT – Ngrihesh në momentin e fundit, jeni veshur me shpejtësi dhe shpesh nxitoni për të pirë kafenë e zakonshme: mjaft më me zakonet e këqija! Sekreti është të shfrytëzoni mbrëmjen paraardhëse. Bëni gati tryezën me kujdes. Për mëngjes zgjidhni ushqimet që doni dhe shtoni një detaj në gjendje për të frymëzuar ditën, për shembull librin apo revistën që parapëlqeni më shumë për ta lexuar ndërsa ndodheni në metro apo gjatë pushimeve.

MERRNI FRYMË – Siç këshillojnë ekspertët, zakoni për të ecur në ajër të freskët të jep një qetësi të jashtëzakonshme, të thjeshtë dhe me kosto zero. Mund ta bëni çdo ditë, do të shndërrohet në një zakon anti-stres. Drita e diellit stimulon prodhimin e endorfinës, lufton depresionin dhe zgjon mendjen. Ndërkohë, ka një efekt rigjenerues për lëkurën. Në një moment, do të dukeni të shndritshëm dhe tonikë.

KURONI TRUPIN – Kjo periudhë e vitit kërkon përkushtim të thellë, pikërisht për këtë mund të rezultojë shumë e lodhshme. I ftohti dhe errësira mund t’iu demotivojnë, duke shtuar edhe më shumë melankolinë e vjeshtës. Për të mundur lodhjen dhe apatinë, keni nevojë të sistemoni burimet e tua të jetës dhe të stimuloni energjinë. Gjeni mënyrën për të pasur çdo ditë një moment për veten tuaj.

QETËSONI MENDJEN – Ndaloni. Gjatë vjeshtës dhe dimrit, ciklet e natyrës na mësojnë vlerën e pushimit. Në fund të ditës dhurojini vetes kënaqësinë për të bërë një dush dhe një masazh: përdorni vajra esencialë, të pastër dhe bimorë për t’u relaksuar në maksimum. Kur jeni duke u qetësuar, ndalni ritmin e ditës dhe mësoni të shijoni momentin. Kjo të shton forcën e jetës dhe rrit lumturinë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top