Si ta përballoni të hënën pa u stërmunduar? Kështu e pyesim veten sa herë që çohemi nga shtrati në fillim të javës. Por çfarë duhet të bëni? Ju propozojmë një listë të gjërave që duhet të bëni ose të përpiqeni ta nisni siç duhet javën:
1) Filloni me fundjavën
2) Bëni diçka ndryshe
3) Gjeni kolonën tuaj zanore
4) Zbuloni butësinë
5) Hapuni me të tjerët
1) Filloni me fundjavën
Po, e lexuat mirë: për të nisur siç duhet të hënën, duhet të arrini atje me një dozë të mirë relaksi. Pra, në fundjavë, përpiquni të qetësoheni, të bëni diçka që ju pëlqen dhe të keni një model të rregullt gjumi. Dhe nëse mendoni se është e pamundur, krijoni të paktën pak hapësirë ose zvogëloni kohën e dedikuar për pastrim, punë dhe të ngjashme.
2) Bëni diçka ndryshe
Mundohuni ta bëni të hënën të veçantë duke u kënaqur me diçka që nuk e bëni zakonisht dhe që ju kënaq dhe ju argëton, si mëngjesi jashtë, një shëtitje në fshat, me pak fjalë, diçka që ju vendos në humor të mirë.
3) Gjeni kolonën tuaj zanore
Për të përballuar të hënën, krijoni një listë dëgjimi ad hoc, me këngët që ju japin energji dhe ju bëjnë të buzëqeshni përsëri. Për frymëzim, provoni të kërkoni në internet për këngë që ju bëjnë më të lumtur.
4) Zbuloni butësinë
Për ta nisur mirë javën, lëreni veten të kaloni te butësia e ironisë dhe autoironisë. Mund të përpiqeni të mashtroni pak veten, duke menduar se “në fund të fundit nesër është e martë”, duke e imagjinuar veten si një hero apo heroinë që po përballet jo më pak se e hëna!
5) Hapuni me të tjerët
Zhvendoseni shikimin nga ankthi ose trishtimi i së hënës tek të tjerët: mund të ndani një moment gëzimi, të dilni nga shtëpia herët për të takuar një mik, të bëni diçka të mirë.
Burimi donna.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.