Mirëqenie

March 13, 2018 | 13:39

Si ta përgatitim lëkurën për sezonin veror?

Megjithëse vera do edhe disa muaj për të ardhur është mirë që të mbajmë parasysh disa këshilla që ndihmojnë në përgatitjen e lëkurës për sezonin veror.

Depilimi

Në një stinë si dimri, është në dorën tuaj nëse dëshironi të trajtoni lëkurën apo ta lini atë në gjendjen e saj natyrale. Por nëse zgjidhni të depiloheni, zgjidhjet janë të shumta.

Heqja e qimeve me brisk, është e shpejtë dhe pa dhimbje por depilimi me dyll sjell rezultate që zgjasin më shumë. Kremrat depilues gjithashtu gjenden lehtësisht në çdo supermarket dhe farmaci. Megjithatë, për rezultate të cilat zgjasin depilimi me lazer është një zgjidhje perfekte.

Përdorimi i kremit hidratues

Hidratimi i lëkurës është një domosdoshmëri për të gjitha llojet e lëkurës, s’ka rëndësi nëse është verë apo dimër. Zgjidhni një krem hidratues që i përshtatet lëkurës suaj dhe aplikojeni në të gjithë trupin tuaj.

Rrini të hidratuar

Pavarësisht se sa përpiqeni për pjesën e jashtme, trupi juaj do të duket dhe do të ndjehet më mirë nëse rrini të hidratuar. Përveç mbajtjes së një diete të shëndetshme, konsumimi i tetë gotave ujë mund të ndihmojë në heqjen e toksinave nga trupi juaj, duke e mbajtur lëkurën të butë dhe më pak të thatë.

Merrni vitamina

Ndonjëherë, pa marrë parasysh se sa mirë ne hamë dhe sa shumë kujdesemi për lëkurën tonë, trupat tanë kanë nevojë për një nxitje shtesë.

Përveç vitaminave A, D, C dhe E, të cilat ndihmojnë në luftën kundër akneve, minimizojnë pikat e zeza, krijojnë kolagjenin dhe nxisin qarkullimin qelizor, është e këshillueshme të konsumoni edhe vaj peshku i cili përmban omega-3, e cila redukton inflamacionin.

Burimi / http://tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top