FB

January 22, 2025 | 7:14

Si ta shfrytëzojmë sa më pozitivisht Inteligjencën Artificiale për një shoqëri më të mirë sipas bio-inxhinierit Mertenika?

 

Zhvillimi masiv i teknologjisë po ndryshon rrënjësisht botën online ku çdo informacion i vlefshëm qarkullon në rrjetet sociale (në një botë  të hapur dixhitale).

mandi-foto-8

Jetojmë tashmë në një botë të hapur ku rrjetet sociale po ndikojnë fuqishëm në mendjet njerëzore dhe në psikologjinë tonë. Tashmë çdo informacion që ne kërkojmë e gjejmë në platformat dixhitale si:  google, linkedin, facebook, Instagram, tiktok etj.

Përdorimi i rrjeteve sociale peshon më shumë në aspektin përfitues, pra pozitiv. Rrjetet sociale janë kthyer një motor i mirë në sektorin e biznesit si marketingu dixhital, promovimi, biznesi online dhe në biznese të sektorëve të ndryshëm.

Sot Inteligjenca Artificiale në Rrjete Sociale ka hapur fronte punë në pozicionet e menaxherit të rrjeteve sociale, një profil mjaft fitimprurës. Një foto apo video (reels) e hedhur në rrjete sociale është një reklamë e fuqishme marketingu dhe biznesi ku çdokush mund të reklamojë dhe promovojë veten, një talent apo dhe aktivitetin e tij. Përdorimi i rrjeteve sociale në biznes është një instrument i fuqishëm në përfitime monetare dhe në klering gjithashtu.

inteligjenca-artificiale

Inteligjenca Artificiale në botën online po përdoret gjithashtu masivisht dhe tek lojërat online, të cilët përdoren gjerësisht nga një numër i madh fëmijësh dhe të rinjsh, pra e thënë ndryshe në ditët e sotme kemi të bëjmë me një shoqëri shumë të zhvilluar, e cila lundron në botën dixhitale në krahasim me atë përpara një dekade apo më shumë.

Përdorimi i AI në shëndetësi ka bërë që çdo njeri apo pacient të kërkojë diagnoza online dhe të gjejë informacione bruto lidhur me problematikat që kanë.

Inteligjenca Artificiale në arsim është një tjetër sektor, pra instrument, mjaft i rëndësishëm e cila ka përfitime të mëdha në mësimdhënie etj. Tani çdo informacion të rëndësishëm mund ta gjesh online.

Ky zhvillim masiv i Inteligjencës Artificiale në botën online krahas më së shumti aspekteve pozitive po ndikon dhe paksa negativisht në mendjen tonë. Disa korporata të mëdha rrjetesh sociale si Google, Facebook, Linkedin dhe Instagram përdorin një kontroll të mirë të të dhënave që shpërndahen ne këtë lum informacioni dixhital, pra konceptin e “filtrave”, të cilët realisht janë mjaft të rëndësishme për të kontrolluar informacionin që publikohet.

Shpesh këto filtra janë të shëndetshme në botën e teknologjisë së informacionit sepse filtrojnë ose përjashtojnë publikimin e videove me nuancë dhunë dhe bullizimi.

Rrjeti social “Tik-Tok” është përfolur më së gjëri lidhur me këtë, duke qenë një aplikacion shumë i hapur kur çdokush mund të publikojë video (reels) apo foto pa  kriter, pa një kontroll të caktuar pasi vetia e AI në rrjetet sociale ka të bëjë me përhapjen e shpejtë dhe në masë të informacionit të publikuar.

Të aplikosh “filtra informatike” në rrjete sociale është një rëndësi e madhe në kulturën e shoqërisë tonë, pra që do të thotë të kontrollojnë përmbajtjet apo kontentin e publikuar në këto rrjete sociale.

Në shumicën e rasteve kemi të bëjmë me përmbajtje të mira informacioni në këto rrjete pasi Google, Facebook, Instagrami dhe Linkedin-i  publikojnë përmbajtje kryesisht pozitive dhe përfituese.

Aplikacioni i “Tik-Tok” ka qenë një aplikacion ku nuk janë përdorur këto filtra përmbajtjesh dhe arsyeja që disa shtete e mbyllin është fakti sepse shpeshherë videot me përmbajtje dhune dhe bullizimi, apo të tjera, nuk hiqen nga ky aplikacion.

Inteligjenca Artificiale po zhvillohet shumë shpejt dhe në mënyrë të pakthyeshme.

Ajo që duhet të dimë është që ta menaxhojmë më së miri për qëllimet tona të mira dhe përfituese, pra të japim mesazhe të mira dhe të shëndetshme për një shoqëri më të mirë.

Nëse ne e keq përdorim Inteligjencën Artificiale atëherë ajo na kthehet në “boomerang”.

Inteligjenca Artificiale asnjëherë nuk funksionon në mënyrë autonome por jemi ne, mendja jonë, “Inteligjenca Natyrale” që e menaxhon dhe e kontrollon atë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top