Këshilla & Arsye

April 13, 2017 | 9:01

Si të arsyetoni? Rëndësia e të mësuarit të arsyetimit dhe zgjidhja e problemeve

Kur flasim për “arsyen”, i referohemi aktivitetit human që manifestohet në gjykim, mendim dhe argumentim. Ta përdorni sa më mirë arsyen ka një rëndësi thelbësore për të marrë vendimet e duhura në jetën e përditshme. Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë në arsyetim kur do t’ju duhet të zgjidhni se si të silleni…

Mature business man looking up and thinking about something

1.Mundohuni të keni mendësi të hapur

Errare humanum est: të gabosh është njerëzore. Asnjëri prej nesh nuk është i pagabueshëm dhe shpesh shohim vetëm një pjesë të realitetit, pa pasur panoramën e plotë të situatës. Duke i njohur faktet vetëm përgjysmë, mund të nxjerrim përfundime të gabuara, të propozojmë hipoteza dhe të krijojmë gjykime duke u bazuar në të dhëna të pjesshme. Duke pasur një mentalitet të mbyllur nuk mundemi të arsyetojmë si duhet dhe ky është një gabim që të gjithë duhet të mundohen ta evitojnë.

2. Jini të hapur për këndvështrime të ndryshme nga tuajat

Mundohuni t’i provoni teoritë tuaja. Largoni të gjitha paragjykimet që keni në mendje. Mos mendoni se nuk ekziston një e vërtetë tjetër përtej asaj që këmbëngul shkenca që keni studiuar. Nëse krijoni një mendim rreth ideve të dikujt tjetër në bazë të paragjykimeve tuaja, nuk do të thotë se po nxirrni në dritë boshllëqet e tezave tuaja, por thjesht keni mbyllur sytë për të mos i parë ato.

  • Jini entuziast ndaj idesë që po zbuloni të vërteta të reja për sa i përket argumenteve me të cilat nuk jeni të familjarizuar. Sa më shumë të viheni në lojë, aq më shumë do të mësoni gjëra të tjera duke stabilizuar ndërlidhje të reja në trurin tuaj dhe duke përmirësuar aftësinë e të arsyetuarit.
  • Lexoni shumë dhe interesohuni për argumente të ndryshëm.

3.Kërkoni të vërtetën me çdo kusht

Kurrë nuk duhet të mendoni se e njihni aq mirë një argument, sa nuk duhet të mësoni më shumë rreth tij.

  • Kërkuesit e floririt gërmonin e kërkonin mineralet e çmuar dhe thesare të tjera me mundim të madh dhe duhej të vëzhgonin mes grumbujve të dheut e baltër për të gjetur një sasi të vogël të atij metali të çmuar. Por puna që bënin nuk ishte e kotë: floriri është gjithmonë flori dhe pasuron ata që janë mjaft këmbëngulës për të vazhduar kërkimin deri sa ta gjejnë. Duhet të kuptoni që e vërteta është më e çmuar sesa ari.

4.Mundohuni të kuptoni ndryshimin mes së vërtetës dhe fasadës

Në gërmimin për të kërkuar flori, për shembull, ndeshesh me rërë, gurë dhe mbeturina të përziera me metalin. Një shkëlqim sipërfaqësor mund të çojë në mashtrim një fillestar. Aftësia për të kuptuar dallimin mes të vërtetës e gënjeshtrës përfitohet duke u praktikuar në kërkimin e së vërtetës, pa pasur paragjykime apo pa bërë supozime.

5.Mësoni të viheni në vend të dikujt tjetër

Disa njerëz janë kaq të lidhur me bindjet e tyre, sa që refuzojnë qoftë dhe të marrin në konsideratë se gabojnë për çështje të cilat i mendojnë të shenjta. Askush nuk është i pagabueshëm. Të mendoni se jeni të tillë është si t’i jepni një shkelm arsyes. Jini të gatshëm të pranoni kritikat e të tjerëve me entuziazëm dhe vërini në përdorim për të vënë në diskutim bindjet, idetë dhe mendimet tuaja.

  •  Jini të përulur. Largoni menjëherë, pa mëdyshje dhe me entuziazëm, gabimet e mundshme apo paragjykimet që do të zbuloni se keni. Kjo vlen për çfarëdolloj argumenti apo çështjeje që i përket jetës suaj, përfshirë edhe fenë apo bindjet politike.
  • Natyrisht, të jeni të përulur nuk do të thotë të bëheni lolo; vërini në përdorim kritikat që ju bëjnë për t’u bërë më të fortë, në vend që t’i lini të tjerët t’ju sulmojnë në pikat tuaja më të dobëta. Dhë mësoni të hidhni pas krahëve ndonjë diferencë të rëndësishme: një kritikë shumë e ashpër është vetëm një opinion, dhe nuk duhet konsideruar si feedback konstruktiv. Mos kritikoni veten vetëm sepse dikush tjetër mundohet t’ju anashkalojë.

6.Mësoni nga të tjerët

Konfuci dikur thoshte: “kur tre njerëz ecin së bashku, ka gjithmonë diçka për të mësuar. Zgjidhni të ndiqni atë që është e mirë tek ata dhe korrigjoni ato gjëra që nuk
janë të mira.” Gjithmonë mund të mësoni diçka nga të tjerët, qoftë nga prindërit, vëllezërit, miqtë, fqinjët, etj. Nëse vini re se personi tjetër shkëlqen në ndonjë fushë,
ndiqni shembullin e tij duke u munduar ta imitoni. Nëse vëreni se dikush po bën një gabim, mund të mësosh nga ky habim, duke u përmirësuar për të mos bërë dhe ju të
njëjtin gabim. Kujtoni se nuk mund të ndryshosh dikë tjetër, por mund të japësh një shembull të mirë.

7.Mos jini pasionant

Të bësh gjërat me pasion mund t’ju shtyjë të bëni gabime të mëdha vlerësimi dhe të shtrembëroni vizionin e fakteve deri në atë pikë sa të mos keni mundësi të arsyetoni me mendje apo të dëgjoni atë që të tjerët kanë për t’ju thënë. Për t’ia dalë të arsyetoni si duhet, është e nevojshme të përballeni me një çështje duke qenë të njëanshëm e të shkëputur shpirtërisht.

8.Ekzaminoni të gjitha faktet

Shfletoni librat më të mirë që trajtojnë çdo disiplinë, kërkoni në internet burimet më të besueshëm dhe mësoni nga ekspertët më të mirë që i njohin mire disiplina shkencore dhe kanë njohuri të mëdha.

  • Ndiqni online një kurs universitar në një lëndë që dikur ju dukej shumë e vështirë, si fizika, astronomia apo matematika. Sfidoni veten për të përmirësuar aftësitë tuaja të arsyetimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top