Lëkura do një trajtim special çdo ditë, por sidomos në ditët e nxehta, kur ajo thahet më shumë. Dhe lëkurat e thata, formojnë rrudha shumë lehtë.
Për këtë ju propozoj një serum shumë të thjeshtë.
1-2 lugë çaji vaj ulliri ose kokosi, 10 pika vaj të vitaminës E. Përzihen mirë me një lugë. Ruhet në frigorifer. Aplikohet në lëkurë pas pastrimit të saj, para gjumit. Bëhet masazh për 2 minuta dhe pastaj mund të flini.
Efekti shkëlqyes vihet re që të nesërmen në mëngjes. Provojeni për ta besuar!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.