FB

April 6, 2022 | 9:50

Si të bëni paqe me trupin tuaj një herë e përgjithmonë…

Nëse jeni të pakënaqur me trupin tuaj, nuk jeni vetëm. Në një sondazh me mbi 4000 gra nga Good Housekeeping, 87% raportuan se kishin qenë në dietë për të ndryshuar madhësinë ose formën e tyre. Vetëm 6% thanë se janë “të kënaqur me trupin e tyre”. A është me të vërtetë gjëja më e rëndësishme të jesh e dobët, duke marrë parasysh kohën dhe energjin që kërkon?

b12e5755-23cb-4236-9d00-0ec50589e9a2

Në sondazhin e GH, 51% e grave thanë se të qenit e dobët ose humbja e peshës është një mënyrë e mirë për të qenë më të shëndetshme. Ky është një besim i vështirë për t’u sfiduar sepse ngatërron peshën (hollësinë) me shëndetin e mirë dhe dhjamin me shëndetin e keq. Me kalimin e kohës, duke kaluar nga një fokus i jashtëm në një fokus të brendshëm, ju mund të reduktoni gjykimet dhe vetë-bisedimet negative që përjetoni në lidhje me imazhin e trupit tuaj.

Vendimet e marra nga urrejtja e trupit shpesh janë të dënuara të dështojnë

Ti zgjedh; është trupi juaj. Nëse vendosni të ndryshoni mënyrën se si ushqeheni, bëjeni pasi të keni arritur të ndiheni neutral ndaj trupit tuaj. Mos e bëni sepse e urreni atë. Çfarëdo që të bëni, shpenzoni kohën (dhe terapinë) e nevojshme për t’u kujdesur për veten pa marrë parasysh madhësinë tuaj. Merrni kohë për të filluar ta shihni veten si individi i denjë dhe unik që jeni, pavarësisht nga madhësia. Hapi i parë drejt kënaqësisë më të madhe me trupin tuaj është të ndaloni ta shihni atë si një entitet të veçantë për t’u kontrolluar dhe manipuluar. Marrëdhënia juaj me trupin është marrëdhënia juaj e parë. Ju vini në botë me trupin tuaj dhe dilni me të. Trupi juaj është shoku më jetëgjatë që keni dhe ju bën mrekulli çdo ditë.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.psychologytoday.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top