Këshilla & Arsye

May 8, 2017 | 9:48

Si të fitoni qetësinë në fund të ditës

Shumë punë? Stresi dhe meraku nuk ju lejon të çlodheni? Ritmi i ditës është intensiv që nga familja, faturat, detyrat e shtëpisë së fëmijëve dhe në fund të ditës jemi të ezauruar.

1

Të pushosh nuk do të thotë vetëm të flesh, por qetësosh mendimet dhe të dish sesi të krijosh hapësirën e nevojshme për të çlodhur trupin dhe mendjen. Më poshtë do të gjeni disa sugjerime të thjeshta për të pasur një çast të qetë.

Me të arritur në shtëpi pas ditës intensive jemi në mënyrën “Duhet të bëj…”. Këtu fillon gjithçka, në vend që të mendojmë pak për veten për të qetësuar shpirtin dhe mendjen dhe të përgatisim një natë të qetë të pasur me ëndrra dhe mendime pozitive. Është e rëndësishme që të lemë veten të përjetojë emocionet, të gjejë fillin e mendimeve, të ndjehemi të kënaqur me jetën, duke lënë mënjanë për një moment problemet dhe shqetësimet.

Ngadalësoni

Të shëtisësh të bën mjaft mirë dhe jo vetëm fizikisht. Një shëtitje të shkurtër është e shëndetshme për mendjen dhe nuk do shumë shumë përpjekje për të gjetur mundësinë e duhur. Për shembull kur jeni të detyruar të përdorni makinë, mund të parkoni dy blloqe pallatesh më tutje dhe të bëni në këmbë një copë rrugë. Qoftë me diell apo me shi ecja në këmbë të bën mirë për të larguar problemet, çlodhur këmbët, dhe lehtësuar mendimet.

Çështje ndjenjash

Të ledhatoni veten në fund të ditës me një surprizë të vogël do ju bëjë mirë. Mjafton një këngë, apo leximi i një libri, ushtrime fizike në shtëpi,not, apo qoftë dhe një telefonatë me një mik që keni pak kohë që nuk keni folur. Na bën të ndihemi më mirë.

SPA në kushte shtëpie

Një dush është mjaft i mirë për të larguar tensionin e ditës, të hidratosh organizmin dhe të heqësh mendimet negative. Alternimi i ujit të ftohtë dhe të ngrohte ju ndihmon shumë për hidratimin dhe largimin e toksinave, falë zgjerimit të venave dhe stimulit termik.

Është ora e heshtjes

Sigurisht që në telefon gjejmë gjithçka, por ndoshta gjatë këtyre orëve duhet ta kthejmë në mënyrën e heshtur që të mos shqetësohemi.

Çaj i ngrohtë

Një filxhan çaj pas një darke është një mrekulli. Mjafton një filxhan me ujë të ngrohtë, pak xhinxher, mjaltë, dhe limon. Është një ilaç kundër inflamacioneve të gojës dhe dhimbjeve të fytit. Sigurisht, çaji mund të bëhet ritual edhe me partnerin. Një film i mirë apo leximi i një libri, ju ndihmon për një gjumë të qetë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top