FB

December 7, 2023 | 6:16

Si të flemë më mirë?

Në shoqërinë tonë të mbingarkuar, privimi nga gjumi është bërë normë. Por, rritja e sasisë dhe cilësisë së gjumit mund t’ju bëjë më të zgjuar dhe më të lumtur.

1

Si të flini më mirë:

  1. Fikni pajisjet elektronike

Pare se të flini, fikni telefonin, kompjuterin dhe televizorin. Drita që buron nga këto pajisje mund t’ju mbajë zgjuar.

  1. Pini diçka të ngrohtë

Pirja e diçkaje të ngrohtë mund të na qetësojë dhe sinjalizon trupin e mendjen për t’u ngadalësuar. Ju mund të konsumoni qumësht të ngrohtë, çokollatë të nxehtë, çaj, ose musht molle. Qëndroni larg kafeinës!

  1. Kaloni kohë jashtë

Dielli dhe ajri i pastër rrit vigjilencën gjatë orëve të ditës. Kjo i jep trupit tuaj një kontrast më të mirë natën, e cila do të nxisë prodhimin e melatoninës.

  1. Nuhatja luan rol të fuqishëm

Përdorni aromatizues për të qetësuar mendjen dhe trupin para se të shkoni në shtrat. Livandoja, kamomili, eukalipti janë të njohura për efektet qetësuese. Përdorni një locion aromatik, ose ndizni një qiri.

  1. Mbani një orar

Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë çdo natë. Zgjidhni një kohë kur ju normalisht ndiheni të lodhur. Mundohuni të mos e thyeni këtë rutinë në fundjavë, edhe kur mund të jetë tunduese për të qëndruar deri vonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top