Pagjumësia, makthet … izolimi ndikon në gjumin e shumë njerëzve. Si të flemë më mirë gjatë karantinës? Këtu janë disa këshilla për t’u marrë me vështirësitë e netëve gjatë emergjencës Covid-19.
A pengon izolimi pushimin tuaj? Nuk jeni i vetmi. Në mediat sociale dhe në shtyp, shumë dëshmi flasin për shqetësime të gjumit gjatë urgjencës së koronavirusit, për shembull pagjumësia ose makthet. Dhe është normale: lajmet mbi pandeminë shkaktojnë stres, ditët e rrëmujshme midis punës nga shtëpia dhe jetës private, dhe pamundësia për të dalë jashtë rrit ndjenjën e mundshme të ankthit.
Pra, si flini më mirë gjatë kësaj periudhe? Këtu janë disa këshilla:
-Trupit i duhen orare të rregullta. Jo vetëm për t’u ngritur dhe për të shkuar në shtrat, por edhe për ushqim. Mundohuni të ruani një ritëm të caktuar në ditët tuaja: mos flini shumë … as shumë pak. Në mbrëmje, është mirë nëse hani disa orë para gjumit.
-Ekspertët rekomandojnë ekspozimin ndaj dritës natyrore të paktën 30 minuta në ditë, edhe nëse thjesht duke parë nga dritarja. Është thelbësore për t’i garantuar trupit dozën e duhur të vitaminës D.
-Kini kujdes të shkëputeni nga ekranet të paktën një orë para gjumit. Lironi mendjen tuaj me një libër ose veprimtari manuale. Pse jo, provoni edhe metodat e relaksimit, siç është meditimi?
Burimi / https://www.linkedin.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.