Kur jemi duke jetuar një marrëdhënie dashurie, në shumë raste ndodh që të fitojmë siguri, të ndihemi më të fortë dhe të bindur për zgjedhjet tona. Në fakt, ka edhe raste të tjera kur verifikojmë të kundërtën përballë personaliteteve më të forta, duke rrezikuar humbjen e dinjitetit. Nëse në rastin e parë ka doza pozitiviteti, rasti i dytë pa dyshim që jo!
Le të reflektojmë pak më gjatë. Jo gjithmonë është e thjeshtë të marrësh forcë dhe siguri nga partneri. Vetëbesimi nuk është i përcaktuar në gjenet tona. Është pjesë e karakterit tonë me të cilën mund të punojmë, të mësojmë të duam vetveten, të vetëpërmirësohemi, duke pasuruar dinjitetin dhe duke pranuar si meritat, ashtu edhe defektet personale.
Të rritur, e për më tepër kur jemi në një histori dashurie, vlerë të rëndësishme ka nxitja e aftësive personale, stimulimi i pasioneve dhe interesave të jetës. Mund të duket e panevojshme, por qoftë një prerje flokësh, një trajtim estetik për veten, palestra, një dietë e shëndetshme ushqimore dhe ushtrimi fizik janë të gjitha gjëra që kontribuojnë në mirëqenien tonë, duke na bërë të ndihemi më mirë me veten.
Mundohuni të forconi qëndrueshmërinë në marrëdhënien tuaj, besoni te vetja dhe duajeni veten për atë që jeni në të vërtetë. Nuk mund të jesh mirë në çift nëse nuk je mirë me veten!
• Stimuloni grintën, e cila është e nevojshme për t’u shprehur më mirë në një marrëdhënie dyshe. Të jesh i aftë të përcaktosh objektiva si në rastin e atyre njerëzve që janë në kërkim të stimujve dhe pasioneve të reja do ju vijë në ndihmë për të përmirësuar nivelin e sigurisë dhe që të dukeni më interesantë pranë të tjerëve.
• Njihni vetveten për të përmirësuar mirëqenien në çift. Mungesa e vetëbesimit shërben si një pengesë për të shijuar jetën plotësisht në çdo fushë të saj. E kundërta ndodh me njerëzit që e vlerësojnë veten duke qenë joshës dhe tërheqës në sytë e njerëzve që kanë pranë.
• Komunikoni sa më shumë për të rritur vetëvlerësimin. Komunikimi është me të vërtetë një aftësi natyrore, por studimet shkencore tregojnë se mund të mësohet edhe me kohën.
• Largoni ndrojtjen dhe mos kini frikë të flisni me partnerin edhe në rastet e bisedave ku nuk ndiheni të aftë për t’u shprehur. Tregoni aftësi, qoftë edhe manipuluese, në një bisedë për të treguar karakterin dhe personalitetin tuaj.
• Punoni me veten për të forcuar dialogun me partnerin. Bëni pyetje, jepni mendimin tuaj në biseda dhe tema të ndryshme. Ndonjëherë, mjaftojnë pak fjalë, të thëna në momentin e duhur, në mënyrën e duhur për të rritur vlerësimin që të tjerët mund të zhvillojnë për ju dhe për rrjedhojë, ajo çka është më e rëndësishme, vlerësimin për veten!
Kur jemi duke jetuar një marrëdhënie dashurie në shumë raste ndodh që të fitojmë siguri, të ndihemi më të fortë dhe të bindur në zgjedhjet tona. Në fakt, ka edhe raste të tjera kur verifikojmë të kundërtën përballë personaliteteve më të forta duke rrezikuar humbjen e dinjitetit. Nëse në rastin e parë ka doza pozitiviteti, rasti i dytë pa dyshim që jo!
Po të reflektojmë pak më gjatë, jo gjithmonë është e thjeshtë të marrësh forcë dhe siguri nga partneri. Vetëbesimi nuk është i përcaktuar në gjenet tona. Është pjesë e karakterit tonë me të cilën mund të punojmë, të mësojmë të duam vetveten, të vetëpërmirësohemi duke pasuruar dinjitetin dhe duke pranuar si meritat, por edhe defektet personale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.