Teste

February 29, 2020 | 8:15

TEST / A jeni njeri i sjellshëm?

Mirësjellja është një cilësi e rëndësishme, edhe pse për disa është vetëm një sinonim i dobësisë shpirtërore. Pa dyshim, të jeni të mirësjellshëm kërkon shumë mund. Mendoni se jeni një person i edukuar? Apo jeni vetëm të ndjeshëm ndaj nevojave të atyre që ju rrethojnë? Zbulojeni duke iu përgjigjur pyetjeve të këtij testi…

  1. Një çift turistësh ka humbur dhe ju kërkon ndihmë. Ti:

a. Propozon t’i shoqërosh

b. I tregon me detaje rrugën që duhet të bëjnë

c. I thua se e ke me nxitim dhe i këshillon të pyesin dikë tjetër

  1. Kur bëhet fjalë për bamirësi…

a. I jep të gjithëve nga pak. Nuk di të thuash jo…

b. Dhuron me kënaqësi, por vetëm në funksion të buxhetit që ke

c. Nuk jep asgjë, as edhe në raste të veçanta

  1. Je në një dyqan. Klienti përpara teje harron portofolin te kasa. Ti…

a. Vrapon pas tij për t’ia dhënë

b. Verifikon nëse ka lekë brenda para se ta çosh te përgjegjësi i dyqanit

c. E fut fshehurazi në xhep

  1. Është verë. Temperatura është e lartë dhe vapa shumë e madhe. Fqinji përballë jeton vetëm dhe është i moshuar. Çfarë bën?

a. Shkon disa herë tek ai për t’u siguruar se është mirë dhe se nuk ka nevojë për gjë

b. I lë numrin e telefonit, që të të telefonojë nëse ka nevojë për ty

c. Asgjë, as e kishe vënë re që jeton vetëm

  1. Një koleg ka nënën në spital. Të kërkon nëse mund të ndërroni turnin për gjithë javën. Si i përgjigjesh?

a. Pranon me kënaqësi

b. Reflekton mbi avantazhet që do të kesh dhe në fund pranon, sepse mund të të vijë për shtat kjo gjë

c. Thua jo. Në fund të fundit, edhe ti ke impenjimet e tua

  1. Çfarë bën me rrobat që nuk i vesh, objektet që nuk e përdor dhe vjetërsirat që ke në shtëpi?

a. Ua dhuron shoqatave bamirëse, për të kënaqur edhe ata që kanë nevojë

b. Ua shet me çmim të ulët atyre që mund të jenë të interesuar për të fituar ca lekë

c. I hedh në plehra. E rëndësishme është t’i heqësh nga shtëpia

  1. Je tek arka në supermarket. Karroca jote është e mbushur plot dhe pas teje ka disa persona që kanë blerë vetëm një pako me makarona. Çfarë bën?

a. I lë të gjithë të kalojnë përpara teje

b. Lë të kalojë para teje vetëm personin e parë

c. Bën sikur nuk i ke parë

  1. Macja e koleges sapo ka lindur disa kotele. Nëse nuk gjen ndonjë njeri që t’ia japë kotelet, do t’i hedhë në rrugë. Ti…

a. I merr të gjitha në shtëpi, pavarësisht se jeton në një ambient të vogël

b. U kërkon të gjithë atyre që njeh nëse duan ndonjë kotele

c. Nuk e vret mendjen fare. As që bëhet fjalë të marrësh një kafshë në shtëpi…

  1. Shefi yt që e ka shtëpinë pranë teje, ka ngecur në makinë në garazh. I propozon ta shoqërosh për në shtëpi…

a. Pa asnjë problem. Do ta bëje për këdo këtë gjë

b. Për interes, që të dukesh mirë në sytë e tij dhe pse jo, edhe të përfitosh ndonjë gjë prej tij

c. As që bëhet fjalë!

  1. Je pa punë prej disa muajsh. Më në fund ke dhënë një int ervistë pune, por motra të kërkon që t’i marrësh fëmijët nga shkolla, pasi nuk mund të shkojë ajo. Çfarë bën?

a. Anullon intervistën e punës për të ndihmuar motrën

b. Mundohesh ta shtysh takimin dhe vetëm nëse ia del, e ndihmon motrën

c. I shpjegon motrës se e ke të pamundur

Më shumë A

JE NJERI PLOT MIRËSJELLJE

Je mirësjellja vetë, një engjëll, një njeri që të gjithë do ta donin pranë. I ndihmon të gjithë dhe, edhe pse e di se nuk mund të mbash mbi shpatulla të gjithë mjerimin e botës, mundohesh të lehtësosh peshën e atyre që takon në udhën tënde. Bujaria, empatia, mirënjohja, vëmendja, gatishmëria janë fjalë që për ty nuk kanë një kuptim. Është shumë fisnike kjo sjellje, por gjej pak kohë edhe për veten. Nëse je shumë e edukuar, rrezikon që shumë njerëz të përfitojnë nga ty dhe mos të të respektojnë më.

Më shumë B

MIRËSJELLJA ËSHTË NJË CILËSI QË E SHFAQ ATY KU DUHET

Di të jesh e mirë, me kusht që kjo gjë të mos dëmtojë interesat e tua apo jetën tënde. Ja gati të bësh një nder nëse të intereson, por nuk dëshiron që të drejtat e tua të shkelen për asnjë çast. E mbron veten dhe e di se duke qenë shumë e edukuar, rrezikon gjithnjë të humbasësh diçka. Filozofia jote është: “E mirë po, por jo naive”.

Më shumë C

NUK JE ASPAK E SJELLSHME!

E ashpër, e largët, e ftohtë… nuk je aspak e ndjeshme ndaj shqetësimeve të të tjerëve dhe nuk je asnjëherë aty ku kanë nevojë për ty. Ajo që ka rëndësi është ti dhe vetëm ti… para së gjithash ti, askush tjetër veçse ti. Shqetësohesh para çdo lloj gjëje tjetër për interesin dhe mirëqenien personale. Çfarë rëndësie ka se çfarë mendojnë dhe ndjejnë të tjerët? Por kujdes: me një zemër prej guri, rrezikon të gjendesh vetëm dhe të mos kesh asnjë lloj ndihme kur të kenë nevojë për ju.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 146

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top