Një ndër gjërat e para që duhet të bëni nëse doni që të kaloni çdo pengesë në rrugën tuaj drejt suksesit është që ta shikoni veten dhe mjedisin që ndodheni me sy optimist.
Çdokush mund të tregojë historinë e tij në rrugën e suksesit, por ne sot do t’ju tregojmë historinë e suksesit të Damali Eliott, themeluesen e organizatës “Chief Dream Builder of Petals-n-Belles”, me bazë në Nju Jork, e cila e la karrierën e saj pas diplomimit në fushën e Marrëdhënieve me Publikun për t’ju kushtuar një kauze tjetër, asaj të mbrojtjes së vajzave të reja në nevojë.
1. Tregoni një histori të re
Në mënyrë që të hidhni pas krahëve të kaluarën tuaj, ju duhet ta shikoni veten dhe botën që ju rrethon me një sy tjetër, me një sy optimist dhe të filloni të besoni në ato gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe me energji pozitive.
2. Provoni përsëri
Kanë qenë të shumta rastet kur Elliot ka qenë shumë e stresuar dhe gati për të dhënë dorëheqjen nga kjo sipërmarrje të cilën e nisi vetë. Por një ndër arsyet se përse organizata e saj është e suksesshme është se ajo nuk e provoi vetëm një herë për t’ia dalë mbanë, po nuk rreshti kurrë së provuari derisa e arriti atë që dëshironte.
3. Jepini botës energjinë që ju do të donit të gjenit në të
Kjo është edhe një ndër arsyet e tjera që e bën organizatën e saj shumë të suksesshme. Kur ajo shkon në punë, lë gjithçka negative pas dere, gjë kjo që i mundëson asaj të përçojë vetëm optimizëm dhe energji pozitive në mesin e stafit të saj.
4. Mos harroni mirënjohjen
Kudo do të ndesheni me pengesa të shumta, por duke parë mirënjohjen që stafi i saj i punonjësve ka për të, Elliot shprehet se çdo pengesë dhe çdo vështirësi që ka kaluar ia ka vlejtur.
5. Përballuni me frikën, mos e shmangni atë
Një ndër mënyrat më të mira për t’i dhënë vetes “sa më shumë fuqi” është që të merrni me ato gjëra të cilat mendoni se nuk i bëni dot. Edhe nëse nuk do t’ia dilni që të jeni të suksesshëm, kjo gjë do t’ju ndihmojë që ju të kaloni frikën që ju pengonte.
6. Pranojini humbjet tuaja
Duke i pranuar humbjet tuaja dhe duke ecur përpara, ju i krijoni vetes mundësinë për t’u rritur edhe më shumë profesionalisht dhe të ktheni humbjen e tanishme në një sukses të mëvonshëm.
7. Mos reshtni së ëndërruari
Ndiqni një ëndërr e cila ju jep një arsye për të ecur gjithmonë përpara. Kapuni fort pas kësaj ëndrre dhe kthejeni atë në një realitet suksesi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.